• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Njoftim i rëndësishëm nëse duhet të udhëtoni në aeroportet italiane
Home
Sociale

Njoftim i rëndësishëm nëse duhet të udhëtoni në aeroportet italiane

18 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Punonjësit e aeroporteve në mbarë Italinë pritet që të premten, 19 Janar, të mbajnë një grevë 24 orëshe duke paralizuar kështu transportin ajror.

Për shkak të kësaj greve, shumë kompani ajrore, përfshirë British Airways, easyJet, Flybe etj, kanë njoftuar planin e tyre për shtyrjen apo anulimin e disa fluturimeve në mënyrë që të minimizojnë kaosin.

Ndërprerja do të prekë fluturime nga aeroportet italiane, përfshirë ato në aeroportin e Pizës, Romës, Bolonjës, Verona, Malpensa dhe Linate, të Milanos.

Kushdo që planifikon që të udhëtojë drejt Italisë të premten këshillohet që të kontaktojë me linjën përkatëse ajrore për të zbuluar nëse do të mund të lëvizë apo jo.

Në një situatë normale, kompanitë ajrore njoftojnë udhëtarët përpara, nëse udhëtimi i tyre është anuluar. Nëse nuk jeni kontaktuar ende, bëni mirë që të kontrolloni biletën përpara se të niseni për në aeroport.

Sipas rregullores së Bashkimit Europian, nëse udhëtimi anulohet për shkak të një greve, udhëtarët marrin paratë mbrapsht, ose një fluturim alternativ pasi mbaron greva.

Oraret dhe fluturimet e garantuara

Si zakonisht, parashikohet një fasho orar kur avionët janë të detyruar të fluturojnë. Sipas ligjit, avionët që nisen nga ora 7 deri në 10 dhe nga ora 18 dhe 21 duhet të fluturojnë rregullisht. Enac, organi që rregullon aviacionin civil dhe i përgjigjet Ministrisë së Transportit, ka lëshuar në faqen e saj të internetit listën e fluturimeve të garantuara gjatë grevës. (Kliko këtu)

Vueling Airlines mundëson që të kontrolloni statusin e fluturimeve tuaja në këtë faqe. (kliko këtu)

Alitalia ka lëshuar një listë të fluturimeve të anuluara (kliko këtu) dhe ka njoftuar se “udhëtarët që mbajnë një biletë Alitalia për 19 Janar, në rast të anulimit ose modifikimit të afatit të fluturimit të tyre, mund të ndryshojnë rezervimin pa asnjë pagesë shtesë, ose mund të bëjnë kërkesë rimbursimi të biletës (vetëm nëse fluturimi është anuluar ose është shtyrë për më shumë se 5 orë) deri më 26 Janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madrid, klubi më i mirë i vitit 2017
Previous article (VIDEO) Mateo Kovacic "sillet" si amator, përballë me portierin nuk arrin të shënojë

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT