• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJOFTIM I RËNDËSISHËM/ Blendi Goxhja: Të gjitha automjetet me timon anglez do bllokohen nga policia! Ata që kanë…
Home
Sociale

NJOFTIM I RËNDËSISHËM/ Blendi Goxhja: Të gjitha automjetet me timon anglez do bllokohen nga policia! Ata që kanë…

22 November, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të gjitha automjete me timon anglez që qarkullojnë në Shqipëri, do të bllokohen. Kështu bëri me dije Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhja, i cili theksoi se të gjitha mjetet e targuara pas marsit të vitit 2015 dhe kanë timon anglez, pra sistem drejtimi në krahun e djathtë, do të bllokohen dhe do të futen në listën e zezë.

Gonxhja theksoi se këto automjete nuk do të kalojnë dot kolaudimin, duke paralajmëruar punonjësit që kanë kaluar makina të tilla, do të ndiqen penalisht dhe do të largohen nga puna.

“Çdo targim bërë pas 21 Marsit 2015 dhe je ende në rrugë me timon anglez, je në shkelje flagrante të kodit rrugor. Makina bllokohet, futet në alert, futet në listën e zezë, nuk do kalojë dot kolaudimin. Të gjithë ata që vazhdojnë të abuzojnë në këtë mjet si në momentin e parë të targimit deri sot nëse i ofrojnë shërbim në mënyrë të paligjshme, janë subjekt i kallëzimit për ndjekje penal. Tashmë vetëm në muajt e parë të kolaudimit ne kemi kapur shumë raste. Vetëm javën e shkuar ne kemi njoftuar për largim nga detyra 10 punonjës të DPSHTRR të cilët në vite të ndryshme kanë abuzuar me mjetet të cilat sot janë në rrugë me timon anglez në kundërshtim të hapur me ligjin. Këta njerëz do humbin vendin e punës, do përballen me organet e drejtësisë”, tha ai.

Gonxhja sqaroi se një qytetar që ka në qarkullim një mjet të tillë, do të duhet të ndërrojë krahun e timonit.

“Duhet të ndërrojnë krahun e timonit, duhet të përputhen me kriteret dhe normat, ligjit të kodit rrugor. Të bëjnë ndryshime konstruktive, të aplikojnë për ndryshime konstruktive”, shtoi ai.

Që prej marsit të vitit 2015 në Shqipëri nuk lejohet importi i automjeteve me timon anglez dhe as qarkullimi i tyre në rrugë, për shkak se janë bërë shpesh burim aksidentesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË-SERBI/ Mospajtimi për asosacionin e komunave me shunmicë serbe dhe ngecja e dialogut
Previous article LËVIZTE ME MAKINË LUKSOZE, THIKË, DOREZA E SHKOP BEJSBOLLI/ Arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën Aktualitet

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT