Një grup adoleshentesh të armatosura që shpërndajnë drogë nëpër rrethinat e Londrës, po terrorizojnë kohët e fundit, kryeqytetin britanik.
Një prej anëtareve të kësaj bande, ka treguar se vajzat mbajnë fshehurazi armë vdekjeprurëse në rrugë, duke sfiduar edhe rrjetet kriminale që drejtohen nga djemtë.
15 vjeçara Nancy ka rrëfyer për “The Sun” se fiton qindra paund në ditë, duke shpërndarë drogë në Tottenham, në veri të Londrës, një nga zonat më të privuara të kryeqytetit britanik.
Ajo tregon se:
Kam takuar shumë policë në jetën time. Disa prej tyre janë vërtet të lodhur nga të rinjtë që merren me drogë. Nëse policia dëshiron të dijë se si t’I ndalojë të rinjtë mos të therin njëri-tjetrin, duhet të marrë më shumë kohë për të na njohur. Ne jemi një brez që është rritur duke parë ngjarjet agresive në mediat sociale dhe duke luajtur lojëra të dhunshme. Disa njerëz mund ta kenë të vështirë të besojnë, por ëndrra ime ka qënë gjithmonë të bëhesha police. Por isha ende fëmijë kur nëna më braktisi. Duhet të gjeja një rrugë për të mbijetuar.”
Rrëfimi i saj vjen pasi “The Sun” publikoi një sërë artikujsh që zbulonin aktivitetin e bandave të rrugës në Britani, në përpjekje për të luftuar epideminë e krimit dhe drogës.