Kastraveci është një nga perimet më të shëndetshme, e pasur me minerale (veçanërisht kalium) dhe që ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi. Ky artikull ju rendit 12 arsyet pse duhet t’i konsumoni ato si një ilaç natyral dhe përfitimet shëndetësore që trupi juaj do të ketë:
1. Trajton diabetin, ul nivelin e kolesterolit dhe presionit të gjakut.
Lëngu i kastravecit përmban një hormon të nevojshëm për prodhimin e insulinës dhe ka përmbajtje të magnezit, kaliumit dhe fibrave, që ulin nivelin e kolesterolit dhe rregullojnë presionin e gjakut.
2. Mbron veshkat
Kastravecat mbështesin funksionin e veshkave pasi zvogëlojnë acidet urinare në trup.
3. Detoksifikimi
Uji që përmbajnë, pastron organet e trupit nga toksinat dhe largon gurët e veshkave.
4. Hidraton trupin
Kastravecat e ftohtë do t’ju ndihmojnë të hidratoni trupin dhe të trajtoni problemet me kujtesën.
5. Vitaminat
Kastravecat stimulojnë sistemin imunitar, pasi ato janë të pasura me vitamina esenciale, siç janë vitaminat A, B dhe C.
6. Përmbajnë minerale
Kastravecat janë të pasura me magnez, kalium dhe silic.
7. Qetëson stomakun dhe trajton plagët
Kastravecat qetësojnë dhimbjet e stomakut dhe trajtojnë plagët e lehta.
8. Rifreskojnë frymëmarrjen
Kastravecët trajtojnë infeksionet në zgavrën e gojës dhe rifreskojnë frymën. Për të shkatërruar bakteret e këqija që shkaktojnë frymëmarrje të keqe, konsumoni sa më shumë kastravecë.
9. Gjeneron lëkurën dhe thonjtë
Përmbajtja e lartë e silicit ndikon në rritjen e flokëve dhe forcon thonjtë dhe i jep atyre shkëlqim.
10. Eliminon rrathët e zinj nën sytë
Vendosni feta kastraveci në sy për të reduktuar rrathët e errët.
11. Lehtëson dhimbjet e artritit
Kastravecat forcojnë indet lidhëse dhe nëse kombinohet me lëngun e karotës redukton acidet urinare dhe lehtëson dhimbjet e artritit.
12. Ndihmon në tretjen e ushqimit dhe humbjen e peshës
Meqenëse përmbajnë shumë ujë dhe kanë pak kalori, kastravecat janë perfekte për t’ju ndihmuar të humbni peshën dhe të shkrini yndyrën e grumbulluar në trup.


