• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Njihuni me vetitë pozitive të lëngut të karotës
Home
Shëndet

Njihuni me vetitë pozitive të lëngut të karotës

15 March, 2018 luljetaautor Shëndet

Të jetuarit shëndetshëm është një stil multidimensional që padyshim përfshin edhe konsumimin e lëngut të karotës. Ky lëng është i pasur me beta karoten, që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera.

Përmirëson oreksin – Nëse konsumoni një gotë me lëng karote përpara çdo vakti, do të rrisni shanset e sekretimit të lëngjeve tretëse të stomakut dhe zorrëve dhe do të rrisni oreksin.

Përmirëson shikimin – Lëngu i karotës përmirëson shikimin falë përmbajtjes së beta karotenit dhe luteinës, të cilat mbrojnë sytë. Mëlçia e transformon beta karotenin në vitaminë A dhe më pas e transporton atë direkt e në retinë. Vitamina A më pas transformohet në rodopsinë, një përbërës i nevojshëm për një shikim të shëndetshëm sidomos në errësirë.

Ulë kolesterolin – Lëngu i karotës përmban kalium, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Kaliumi së bashku me manganin dhe magnezin ndihmon në ekuilibrin e nivelit të sheqernave në gjak, rrjedhimisht duke parandaluar diabetin.

Bën mirë për shtatzëninë – Konsumi i lëngut të karotës gjatë shtatzënisë ndihmon nënën dhe foshnjën të përthithin të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Lëngu i karotës gjatë shtatzënisë dhe më tej përmirëson cilësinë e qumështit të gjirit sepse është i mbushur me vitaminë A. Nëse e pini këtë lëng gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë, atëherë gjasat që foshnja të preket nga infeksione të rrezikshme, ulen ndjeshëm.

Forcon imunitetin – Nëse pini një gotë me lëng karote çdo ditë, sistemi juaj imunitar do t’ju falenderojë. Lëngu i karotës është i mirë për të mbrojtur organizmin nga bakteret e dëmshme, virozat dhe inflamacioni.

Shëndeti i zemrës – Karotat janë të mbushur me antioksidantë dhe fibër dietike, ndaj e mban zemrën të shëndetshme, duke mbrojtur arteriet dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Përmirëson shëndetin e mushkërive – Lëngu i karotës është i shkëlqyer për shëndetin e mushkërive, sepse parandalon sëmundjet respiratore të shkaktuara nga infeksionet dhe lufton ndikimin negativ të duhanpirjes.

Lufton plakjen e parakohshme – Beta karotenoidët ulin degjenerimin e qelizave dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Ato rrisin sasinë e kolagjenit në lëkurë, duke i dhënë asaj elasticitetin e duhur dhe duke zbutur të gjitha shenjat e moshës, siç janë rrudhat. Kaliumi ndihmon në zbutjen dhe ushqimin e lëkurës, duke larguar njollat apo shenjat e saj. Ky lëng ndihmon me hidratimin e lëkurës dhe e mban atë të ushqyer dhe të butë.

Ju ndihmon të flini më mirë – Lëngu i karotës inkurajon formimin e melatoninës në organizëm, rrjedhimisht ju ndihmon të rregulloni gjumin dhe të flini më mirë. Pastron mëlçinë – Avantazhet shëndetësore të lëngut të karotës kanë sasi të mëdha të vitaminës A, e cila eliminon yndyrën e tepërt nga mëlçia, shkruan bota.al. Për të përfituar nga këto avantazhe ju duhet të konsumoni lëng karote rregullisht.

Kundër anemisë – Përmbajtja e hekurit në lëngun e karotës forcon prodhimin e hemoglobinës dhe rimëkëmb organizmin nga ndikimi i anemisë.

Përshpejton metabolizmin – Lëngu i karotës përmban shumë nga kompleksi i vitaminave B të cilat janë të dobishme në shpërbërjen e glukozës, yndyrës dhe proteinave. Rrjedhimisht, lëngu i karotës i bën mirë muskujve, rrit metabolizmin dhe ndihmon në rënien në peshë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jo vetëm nëpër filma! Gruaja shqiptare i nxjerr fotot e tradhtisë burrit si dhuratë ne mes te festes (FOTO)
Previous article Atletico shkatërron Lokomotivën, kalon në çerekfinale me rezultatin 8-1

luljetaautor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT