• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Njihuni me GAZETARIN GREK që bën shkrime raciste ndaj shqiptarëve: Janë kafshë që i bëmë njerëz…
Home
Sociale

Njihuni me GAZETARIN GREK që bën shkrime raciste ndaj shqiptarëve: Janë kafshë që i bëmë njerëz…

29 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Themis Anastasiadis, ky është gazetari grek i cili përmes një shkrimi në të përditshmen “Protothema”, ka ngjallur shumë debate për termat raciste që ka përdorur ndaj shqiptarëve. Me fjalë vulgare dhe të papranueshme, gazetari ka ofenduar shqiptarët, të cilët i etiketon si “kafshë që emigruan në Greqi dhe u bënë njerëz”.

Qëndrimet raciste të gazetarit Anastasiadi kanë bërë që të reagonte dhe Komiteti i Helsinkit në Greqi, i cili ka denoncuar këtë shkrim në gazetën “Protothema”. Gazetari në fjalë flet për marrëdhëniet mes shteteve në Ballkan, duke u përqëndruar kryesisht në negociatat që Greqia zhvillon me Maqedoninë për çështjen e emrit dhe këtu sjell në vëmendje emigrimin e shqiptarëve në shtetin fqinj.

“Shqiptarët agresivë, të cilët në i bëmë njerëz dhe që erdhën nga regjimi komunist i Enver Hoxhës i shtetit kafshëror, duhet të jetë një mësim për ne. I shpëtuam. U pasuruan këtu dhe pas 25 viteve mikëpritje kthehen dhe na kafshojnë si gjarpërinj. Shikoni disa “fytyra” në Tiranë që duan të bëhen evropianë. Kam frikë se në këtë mënyrë po veprojmë edhe me Shkupin. Shqiptarët, e përsëris, të cilët ne i bëmë njerëz dhe i nxorrëm nga gjendja kafshërore, na kanë “halë në sy”.

Kështu edhe maqedonasit, nëse ju krijojmë lehtësira për anëtarësimin në BE dhe në NATO, mund të na vendosin neve VETO. Nëse anëtarësohen ndonjëherë, është e keqja e parë që do të na bëjnë, ta mbani mend këtë. Ndërkohë që ne ulemi dhe diskutojmë me ta për emrin, ata “luajnë” me Turqinë. Një tjetër gjarpër që ne e ushqejmë si idiotë”, është një pjesë e shkrimit shkëputur nga analiza e gazetarit grek Themis Anastasiadis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E preferuara e të gjithëve, këngëtarja shqiptare që s’e ndryshon kurrë stilin e saj (FOTO)
Previous article Manchester United pranë firmës me mbrojtësin e Porto-s

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT