• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Njihuni me historinë e mësuese Liljanës. Prej disa vitesh jep mësim në kullën e ngujimit: Qajnë ata, qaj unë…
Home
Sociale

Njihuni me historinë e mësuese Liljanës. Prej disa vitesh jep mësim në kullën e ngujimit: Qajnë ata, qaj unë…

7 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Rrugën drejt shtëpisë, ku prej 16 vitesh jeton një familje e ngujuar, mësuesja e bën 3 herë në javë për të mësuar djalin e vogël.
Atje jeton një nënë me 3 djemtë e saj. Bashkeshorti është në burg pasi ka vrarë fqinjin dhe dy familjet janë në gjak.

Mësuesja quhet Liljana Luani. Ajo është Misionare e Edukimit të Fëmijëve dhe në këtë 7 mars, veçanërisht e fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja shkon në fshatrat më të thella të Shkodrës, ku jeta i rrezikohet çdo dite.

Mësuesja e bën 3 herë në javë, për të mësuar djalin e vogël të shtëpisë.

“Kjo është një dashuri tjetër, kjo është një përfshirje emocionale e jashtëzakonshme, saqë është e pamundur tua kthesh shpinën”, shprehet Liljana.

Puna e saj si mësuese nisi në vitin 1981.10 vitet e para punoi dhe jetoi maleve, nga Malësia e Madhe në atë të Dukagjinit, ku u njoh me shokun e jetës dhe ku u bë nëna e dy djemve. Ashtu e buzëqeshur dhe plot humor flet pak për veten, por tregon shumë për arkivën e saj, histori rrëqethëse, që duken të gjalla edhe sot, pas shumë vitesh.

“Një herë më ra telefoni dhe një fëmijë i vogël më tha: mësuese dua bukë. Ishte shumë ftohtë dhe shumë shi dhe duhet të kaloja mbi liqenin e Vaut të Dejës me varkë. Bleva disa ushqime, një thes me miell dhe u nisa drejt Rragamit. Liqeni kishte lëshuar aq shumë dallgë saqë kisha frikë. Djali më kishte dalë përpara, nuk m’u hodh në qaf. I thashë: po hajde , a spo më del para? Jam mërzit shumë, tha dhe filloi të qante. Ça ke i thash? Më kanë shitur gomarin – tha. Edhe unë i thash: Hajt he burrë se do të ketë kenë plak! Ai shtriu duart me nerva dhe tha: jo, ai ka kenë sa unë. Ai nuk kishte as televizor, asnjë lodër, as nënë as babë, veç gomarin dhe gjyshen. Qau ai, qava dhe unë”, kujton mësuesja.

Në Ministrinë e Arsimit, të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin shkollor 2017-2018 nuk është paraqitur asnjë rast i fëmijëve të ngujuar për t’u ofruar mësim në mjedis mësimor. Por, mësuesja e të ngujuarve tregon realitetin.

“Ka fëmijë me problematikë gjakmarrjen duke filluar Kukësi, Dibra, Shkodra Lezha, tani jam në Durrës, në Tropojë. Në zonën e Krujës kam gjet fëmijë që janë krejtësisht të ngujuar”, thotë Liljana.

“Unë jam në fund të karrierës në fund dhe do mendoja që e kam përmbyll misionin tim si mësuese kur të mos kishte më fëmijë të ngujuar dhe unë të quhesha mësuese Liljana, jo mësuesja e fëmijëve të ngujuar”, shton ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trafik droge dhe vjedhje/ Kapen në Greqi 4 shqiptarët e shumëkërkuar
Previous article Çmimi marramendës i veshjes së Armina Mevlanit, ja sa i kushton një fustan (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec Aktualitet

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec

AKSIDENT ZINXHIR NË AKSIN RRUGOR FIER-LEVAN/ Përplasen tre automjete Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AKSIN RRUGOR FIER-LEVAN/ Përplasen tre automjete

E RËNDË NË POGRADEC/ Ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti Aktualitet

E RËNDË NË POGRADEC/ Ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT