• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJIHET SI “SHKABA”/ Eksperti shqiptar i grabitjeve arrestohet për herë të pestë, si i fuste në ”kurth viktimat”
Home
Aktualitet
Kronikë

NJIHET SI “SHKABA”/ Eksperti shqiptar i grabitjeve arrestohet për herë të pestë, si i fuste në ”kurth viktimat”

7 March, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një i ri rom me origjinë shqiptare me pseudonimin “Shkaba” është arrestuar për herë të pestë nga policia greke.

Përgjatë një viti, ai është akuzuar për 24 vjedhje dhe dy grabitje. Lirimet e tij përgjatë kësaj kohe erdhën pas prokurori gjykoi se viktimat keqkuptuan qëllimet e tij kur mori celularët nga duart dhe u arratis.

Së fundmi, 28 vjeçari Emiljan Muharremi u arrestua nga policia me një sasi të vogël kanabisi. Ai u dërgua në komisariat me të njëjtën veshje që ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë në vjedhjen e fundit të një celulari.

Dosja e çështjes, e cila u formua me akuzat e posedimit të drogës dhe çështjen e vjedhjes dhe grabitjes në mënyrë profesionale dhe të vazhdueshme, vinte në dukje se 28-vjeçari “Shkaba” është një person që është veçanërisht i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike, pasi ai ka kryer brutalisht 24 vjedhje, dy prej të cilave duke përdorur dhunë ndaj viktimave.

Sidoqoftë, prokurori që u mor me rastin pas arrestimit vendosi ta lirojë atë deri në gjyqin e tij nga Autophoros, duke provokuar reagime të forta nga policia.

“Ne po i kapim, gjykatësit po i lirojnë dhe ata po vazhdojnë vjedhjet dhe grabitjet kundër qytetarëve, të cilët shteti na ka caktuar për t’i mbrojtur. Ky person ka një rekord penal dhe është regjistruar në video dhe foto. Ka dëshmi të viktimave që e njohën atë. Ai vetë thotë; do më kapni dhe do të dal sërish jashtë”, thekson policia.

Sipas akuzave, që nga janari i vitit të kaluar, së bashku me të paktën një bashkëpunëtor të tij, i cili mbetet i panjohur, “Shkaba” ka kryer sistematikisht vjedhje dhe grabitje në Kypseli, Ampelokipi, Exarchia, Syntagma dhe Akropoli.

28-vjeçari rom shqiptar pohonte se shiste kartolina duke u tërhequr vëmendjen viktimave dhe më pas u vidhte telefonat. Lëvizjet e tij janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, viktimat e kanë identifikuar dhe ngritur padi kundër tij.

Ai vlerësohet se ka kryer katër deri në pesë vjedhje të celularëve në ditë, të cilat më vonë i shiti dhe i përdori paratë që fitoi për të blerë drogë. Në të dhënat e tij penale ai ka dënime për vjedhje dhe grabitje, të gjitha me natyrë pezulluese, pasi gjithmonë lirohet deri në arrestimin e radhës!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË MUNGON NË ÇDO FRYMËMARRJE"/ Miriam Cani prek me fjalët e dedikuara nënës së saj të ndjerë
Previous article URON 7 MARSIN NGA KANTIERI I NDËRTIMIT TË "HASAN VOGLIT"/ Ahmetaj: 160 janë shkollat e reja të rindërtuara me standardet më të larta

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT