Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se ndan të njëjtin mendim me presidentin Ilir Meta për sa i ëprket të larguarve nga partia e saj.
Ditën e djeshme Ilir Meta i quajti “llum” të latrguarit nga LSI, ndërkohë që ditën e sotme në emisionin “Kjo Javë” Kryemadhi tha se ndan të njëjtin mendim me presidentin, ndërsa shtoi se ata hiqen sikur jan% larguar por në fakt janë përzënë nga LSI.
Për sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, Kryemadhi u shpreh se rezultatet e LSI-së do të ejnë surprizë për të gjithë opinionin publik.
“Rezultatet e LSI-së do të jenë surprizë për mediat dhe opinioni publik, por jo për vetë LSI-në. Frika që njerëzit kanë prej Edi Ramës dhe menaxhimit që ai i bën situatave të krizave, i bëjnë njerëzit të votojnë kundër tij.
Sigurisht që kam të njëjtin mendim. Çdo figurë që shitet sikur ka ikur nga LSI-ja, në fakt e ka larguar LSI-ja. Nuk ka asnjë lloj shqetësimi për LSI-në, pasi mosha 18-24 vjeç do të jenë bindshëm votuesit e partisë tonë. Njerëzit që kanë frikë bërtasin për sondazhet”, tha Kryemadhi.


