• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJËRI SHKREP SELFIE, E TJETRI ME DY GISHTAT LART/ Basha i shkon Metës në shtëpi që pa u gdhirë
Home
Politikë

NJËRI SHKREP SELFIE, E TJETRI ME DY GISHTAT LART/ Basha i shkon Metës në shtëpi që pa u gdhirë

18 July, 2020 s.autor Politikë

Vera politike do të jetë e nxehtë, pavarësisht se u mendua se pas paktit të 5 Qershorit do të kishte një armëpushim për t’u rikthyer në vjeshtë me përgatitjet intensive për zgjedhjet parlamentare të 2021. Hapja e lojës me rimbledhjen e Këshillit Politik vendosi në lëvizje edhe njëherë të gjithë spektrin politik.

Edi Rama ftoi Ilir Metën dhe Lulzim Bashën që t’i bashkohen tryezës ditën e hënë për të diskutuar për lisat dhe koalicionet që kundërshtojnë, por kryedemokrati e refuzoi duke i çuar Gazment Bardhin, ndërsa nuk dihet qëndrimi i Presidentit nëse do i përgjigjet ftesës.

Por cila është strategjia e opozitës? Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e Presidentit me kryedemokratin Basha që shton akoma më shumë spekulimet për skenarin opozitar kundër kryeministrit Edi Rama. Fotoja është bërë një mëngjes herët në një shtëpi private, por nuk dihet nëse është në vilën e Presidentit në Gjirin e Lalzit, apo të liderit të PD-së, në ‘Long Hill’. Në foto të dy shfaqen të buzëqeshur, Meta shkrep selfien dhe Basha me dy gishtat lart me kafen përpara.

Referuar situatës politike me zhvillimet e vrullshme, sipas të gjitha gjasave selfia e Presidentit me kryetarin e PD-së mund të jetë bërë 24 orë më parë, pasi Ilir Meta u shpreh dje se “Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur që listat dhe koalicionet të diskutoheshin në Këshillin Politik”.

Nëse takimi është bërë ditën e djeshme, është i dyti brenda pak ditëve, pasi këtë javë të mërkurën e priti edhe në Presidencë duke trazuar akoma më shumë ujërat e asaj që po përgatisin Ilir Meta dhe Lulzim Basha, që Edi Rama i cilëson si opozita presidenciale dhe ajo jo parlamentare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA ALARMANTE E COVID-19/ Për herë të parë gjobiten 17 qytetarë se nuk mbajtën maskën
Previous article STUDIM I RI/ Vendet me udhëheqëse femra, 4 herë më pak viktima nga Covid-19

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET NGA STRASBURGU/ ‘Protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit Politikë

PAMJET NGA STRASBURGU/ ‘Protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec Breaking News

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT