Gargarja është një metodë e preferuar higjienës dentare. Ajo përdoret për të ndihmuar me frymëmarrjen e keqe, bakteret dhe zbardhjen e dhëmbëve. Por, ka disa gjëra që mund të keni dëgjuar për gargaren që nuk janë tërësisht të sakta.
Mendoni se i dini të gjitha?
Pikat më poshtë do ju tregojnë të kundërtën.
1. Gargarja “shëron” frymën e keqe
Jo. Teksa gargarja mund të mbulojë aromat e gojës, nuk “shëron” frymën e keqe. Është vetëm një kurë e përkohshme, sepse pështyma në gojë hollon gargaren, e cila mund të zvogëlojë efektivitetin e saj. Plus, sipas Reader’s Digest, aromat në të vërtetë vijnë nga mushkëritë.
2. Gëlltitja është e sigurt
Disa gargarë përmbajnë etanol dhe fluorid, të cilat mund të jenë helmuese nëse gëlltiten në sasi të mëdha. Gëlltitja e saj mund të cojë në preion të ulët të gjakut, ngadalson frymëmarrjen dhe ritmin e shpejtë të zemrës, sipas Dr William Daily.
3. Gargarja është e sigurt për këdo
Shoqata Amerikane Dentare rekomandon që fëmijët nën moshën gjashtë vjeç, të shmangin gargaren pasi mund ta gëlltisin lëngun në mënyrë aksidentale.
4. Ju nuk keni nevojë ti lani dhëmbët nëse bëni gargare
Aspak e vërtetë. Larja e dhëmbëve apo filli dentar janë shumë të nevojshme sepse pastron sipërfaqen e dhëmbëve dhe hapsirën mes tyre.


