• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NJERËZIT NË ROBOTË ME ANË TË NJË ÇIPI ELEKTRONIK”/ Mjeku: A ekziston Covid? Ja çfarë duhet bërë me gjithollogët
Home
Sociale

“NJERËZIT NË ROBOTË ME ANË TË NJË ÇIPI ELEKTRONIK”/ Mjeku: A ekziston Covid? Ja çfarë duhet bërë me gjithollogët

16 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Erion Dasho ka reaguar ndaj atyre personave që thonë se koronavirusi nuk ekziston.

Në një postim në rrjetet sociale teksa i quan këta persona gjithollogë, mejku thotë se duhet një strategji e mirëmenduar komunikimi me publikun që duhet të ketë si komponent të vetin edhe komunikimin me këtë grup të rëndësishëm, dhe jo publikimi i fakteve të frikshme nga spitali infektiv.

“A ekziston Covid?

Shumë persona nga ata që, sikundër Meri Popins, e quajnë veten “të rritur me mend në kokë” habiten me mohuesit e COVID-it.

Gati 14 milion të prekur, mbi gjysmë milioni persona që kanë humbur jetën, bota në kaos prej më shumë se gjashtë muajsh nuk mjafton për të bindur një grup jo dhe aq të vogël të “pabindurish” se virusi ekziston. Për mendimin e këtyre të fundit, jemi duke përjetuar një përbetim mbarëbotëror për të kthyer njerëzit në robotë me anë të një çipi elektronik, një invazion të teknologjisë 5G, etj., etj., por jo atë që u duket kaq “normale” pjesës tjetër: pandeminë nga një virus i panjohur.

Ku bazohen konspiracionet?

Ndërsa për pjesën më të madhe të “racionalëve” konspiracionet bazohen tek injoranca, ekspertët e dinë se ato e kanë fillesën tek MOHIMI. Një nga mekanizmat përshtatës që qenia njerëzore ka zhvilluar në mijëvjeçarë është injorimi apo mohimi i rrezikut, me qëllim mobilizimin e mekanizmave përballues (në anglisht ky term quhet “coping mechanism”). Në mjeksi, mohimi haset shpesh dhe është madje i vlefshëm në etapa të caktuara të sëmundjes, ashtu sikurse kthehet i dëmshëm në rrethana të tjera. Në parim, një frikë e përjetuar me intensitet më të lartë, kthehet në mohim që shpesh merr përmasa patologjike.

Ç’duhet bërë sot?

Duke qënë se mohimi e ka bazën tek frika, përpjekjet për t’u mbushur mendjen mohuesve se virusi ekziston duke i treguar atyre fakte akoma më të frikshëm nga përmasat që ka marrë sëmundja, duke i ftuar të vizitojnë pacientët në prag të vdekjes, duke bërë publike video-dëshmi, etj. nuk bëjnë gjë tjetër veçse thellojnë problemin në vend që t’a zgjidhin atë. Ajo që funksionon në këto raste është një strategji e mirëmenduar komunikimi me publikun që duhet të ketë si komponent të vetin edhe komunikimin me këtë grup të rëndësishëm, i cili në se nuk bashkëpunon, ka potencialin të minojë përpjekjet e bëra për kontrollin e epidemisë.

Epidemia nga Covid po jep leksione edhe mbi rolin e gjithollogëve. Ai është i përshtatshëm për të zbavitur turmat dhe për të luajtur me audiencat mediatike, por jo për të zgjidhur problemet.

Në rastin e epidemisë së Covid, një strategji komunikimi me publikun, e hartuar dhe zbatuar nga profesionistë ka potencialin të ndryshojë rrjedhën e pandemisë në botë dhe të epidemisë në Shqipëri.”- shkruan mjeku. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËMSHPËRBLIMET/ Balla: Do të vazhdojnë, pavarësisht pandemisë. Berisha është tallur me ish-të përndjekurit
Previous article PUNONJËSJA ME COVID-19/ Mbyllen deri më 29 korrik zyrat e Gjendjes Civile në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT