• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËMSHPËRBLIMET/ Balla: Do të vazhdojnë, pavarësisht pandemisë. Berisha është tallur me ish-të përndjekurit
Home
Politikë

DËMSHPËRBLIMET/ Balla: Do të vazhdojnë, pavarësisht pandemisë. Berisha është tallur me ish-të përndjekurit

16 July, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ndal tek çështja e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë, ndërsa tha se ky proces vijon.

Ai theksoi se edhe në këto kushte të vështira që po kalon vendi, procesi i dëmshpërblimeve do të vijojë, ndërsa nuk i kurseu sulmet ndaj PD-së dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas Ballës, Berisha është tallur me ish-të përndjekurit.

“Sa herë diskutohet në Kuvend një akt ligjor që ka të bëjë me trajtimin e ish-të përndjekurve politikë, diskutimet patetike në ktë sallë dhe qarje halli real të të përndjekurve, nga njerëz që nuk kanë bërë kurrë për ta. Skam asgjë me deputetët e opozitës, edhe pse fjalë për fjalë ngjanin me fjalime të kolegëve të tyre që i kanë sjellë në Parlament. E vërteta është si drita e diellit, që kjo maxhorancë pas 2013-ës, është e vetmja që realisht e ka adresuar financiarisht dëmshpërblimin e merituar të atyre që kanë qenë të përndjekur. Të gjithë e dimë se ka nga ata që dhe pse kanë qenë të dënuar për vepra të tjera penale, duan të marrin dëmshpërblim. Me ndryshimet ligjore të vitit 2014, i kemi dhënë prioritet likuidimit të kategorisë parësore, pra ata që e kanë vuajtur vet. Ky vendim solli edhe likuidimin e të gjithë shumës. Gjatë këtyre 6 viteve janë paguar 39 mijë e 162 subjekteve përfituese me 110 mln dollarë. Nga të cilat janë çelur 11 këste për përfituesit e kategorisë parësore. Kjo nuk është bërë për arsye fushatash. Nëse doni, t’ju them jo juve, por atyre të opozitës jashtëparlamentare personalisht, Sali Berishës që është tallur me të përndjekurit. Kjo shumë është shumë më e madhe se sa ka paguar PD në 6 vite. Dallimi ynë i madh me këdo tjetër në spektrin politik në këtë vend, është se PS qeveris për njerëzit. Për të drejtën e gjithsecilit në mënyrë të barabartë. Pala tjetër ka qeverisur për të bërë dallime dhe diferencime sociale. Nga ana tjetër, me ndryshimet ligjore të 2018-ës u bë shikimi i dosjeve dhe afateve. Ligji i vitit 2009 u bë në prag të fushatës dhe rrena e radhës ishte që t’i merren vota të përndjekurve. Ish-lideri historik i PD, që hipte në varkën e Hoxhës apo rrinte në shtëpinë e tij. Sa i përket ligjit, ligji do të rrëzohet, pasi Lufta antifashiste nacionalçlirimtare ka qenë ndër momentet e rëndësishme. E kemi renditur Shqipërinë në mes të fituesve. Për çështje të këtij karakteri, është mirë që të lëmë mënjanë politikën. Mjaft është tallur politika me të persekutuarit. Dëgjova një deputet që u hakërruar ndaj barazisë gjinore, duke bërë krahasimin mes Theçer dhe Lenka Ccukos, Por kjo i shkon mister Binit.”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTOHET VATRA E RE NË BERAT/ Konfirmohet një rast pozitiv brenda 24 orëve
Previous article "NJERËZIT NË ROBOTË ME ANË TË NJË ÇIPI ELEKTRONIK"/ Mjeku: A ekziston Covid? Ja çfarë duhet bërë me gjithollogët

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve Politikë

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve Politikë

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT