Marrëzitë politike në Shqipëri janë normalitet, por së fundmi një sondazh pa ndonjë rëndësi të madhe, nga ata që vendosen për mbushje në fund të faqes, është kthyer në një objekt për betejë politike nga opozita.
Bëhet fjalë për një sondazh të gazetës Shqip, se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm.
Në sondazh dilte kryeministër Lulzim Basha, dhe aq desh që mediet e financuara nga PD, ta shpallnin Bashën kryeministrin e ardhshëm.
Por Shqip e hoqi sondazhin, me pretendimin se kishin hyrë militant partiakë për ta manipuluar.
I pari që ka reaguar, ka qenë Berisha, që e ka cilësuar si skandal.
“Njerez te pashprese!
Sondazhi i ZP bis nxjerr Bashen kryeminister.
Arben Malavita me urdher te bosit te tij bllokoi sondazhin ne te cilin Basha dilte gjithnje e me shume.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje doktor.Sot në mëngjes Blushi i pronave të vjedhura hodhi në portalin e tij nje zsondazh sic duket edhe ne foto,në fillim filluan të votonte stafi Top Chanell-it dhe shefi tij ishte shume para,sapo e pa që filluan të votojn qytetatët dhe Lulzim Basha mori epërsi hajduti i pronave e zhduku nga faqa e vet kete sondazh,që do të thotë tashi nuk ekziston më!
Dhe sa monstra jane mundohen edhe te bejne propogand se u perdor nga militant
Kur i marri deshtoj edhe tek Zeri Popullit (gazeta Shqip) situata eshte shume e zeze per organizaten mafioze”, shkruan Berisha.
Kjo ka bërë që Shqip të sqarojë çfarë ndodhi dhe kush e manipuloi sondazhin.
“Është e vërtetë se drejtuesit e gazetë “Shqip” morën vendim për të fshirë sondazhin, pasi zbuluan se votat po shtoheshin në mënyrë kompromentuese
Manipulimi ishte fare i thjeshtë, nëpërmjet faqes në Facebook, të grupit “Sali Berisha burrë shtetit”, që ka 23 mijë ndjekës. Pikërisht sondazhi i gazeta “Shqip” u hodh në këtë grup në Facebook nga Gerard Komini, ku linku i hedhur nxiti militantët e Berishës që të votonin pro kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Pra, kjo manovër militanteke solli mos-kryerjen e një votimi natyral, pasi militantët e grupuar rreth Berishës shtuan votat, duke manipuluar këtë sondazh real, ku Basha menjëherë kaloi në epërsi ndaj Ramës.
Sondazhi i hedhur nga gazeta “Shqip” deri në ora 11:00 të paradites ishte shumë normal, ku Rama dhe Basha kishin një diferencë të vogël votash dhe në total ishin 1600 vota. Papritur rritet numri i votuesve dhe rreth orës 12:00, që përkon me lajmin e hedhur tek grupi “Sali Berisha është burrë shteti”, Basha kalon menjëherë në epërsi, pasi mbi 600 persona votuan menjëherë.
Të njëjtën gjë mund të kenë bërë edhe mbështetësit e Ramës me votimin e këtij sondazhi, por gazeta “Shqip” nuk merr asnjëri në mbrojtje asnjë kah politik. Por fakti është që një grup mbështetësish të Berishës ka ndërhyrë për të manipuluar, sondazhin dhe kjo provohet sipas fotot që e shoqërojnë këtë artikull.
Berisha duke nxituar të shpalltë fitoren e kryedemokratit, në fakt i ka bërë më tepër dëm me këtë veprim, pasi ky e nxjerr fitues Bashën me vota militantësh. I mësuar me këto makinacione politike, Berisha në profilin e tij denoncoi autorin e manipulimit, që në fakt rezulton që ishte vetë ai”, shkruan Shqip.
Në thelb ky është një debat qesharak, por kur sheh që në të përfshihet ish-kryeministri dhe të gjitha mediat e financuara nga PD, atëhere kupton gjëndjen e dëshpëruar në të cilën ndodhet opozita, e cila kapet pas çdo fije shprese, se një ditë do të vijë në pushtet.
Dhe mund të vijë vërtet një ditë, por nuk të bëjnë kryeministër sondazhet e manipuluara.
(TemA)