Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Mamurras brenda 8 orëve duke terrorizuar banorët.
Vrasja e parë ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme. Dy të mitur, përkatësisht 15 dhe 14 vjeç janë konfliktuar me njëri tjetrin. Gjithçka dyshohet se vazhdoi nga një konflikt i çastit, i cili më pas degradoi në përdorimin e armëve të ftohta.
Ishte pikërisht 15 vjeçari që nxorri thikën dhe e goditi 14 vjeçarin. Policia ka arritur ta arrestojë autorin e vrasjes.
Ngjarja:
Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit. Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.
Sot: Po ashtu në orët e para të mëngjesit ndodhi një ngjarje tjetër e rëndë. Bëhet fjalë për një 27 vjeçar i cili u godit me breshëri automatiku gjatë momentit kur sapo kishte dalë nga shtëpia e tij. Sipas policisë, i riu u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, por nuk arriti që t’iu mbijetonte plagëve.
AlpeNews.al mëson se viktima është personi mëposhtë:
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30. Policia ka arritur të identifikojë autorin e vrasjes, dhe është vënë në kërkim të tij. Ndërkohë që mësohet se viktima jetonte më shumë jashtë shtetit, në Amsterdam, për shkak të hasmërisë që ndodhej, pasi ishte i përfshirë në një plagosje të kryer në 2012.
Ngjarja:
Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Përgatiti: AlpeNews.al




