• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Një vit nga kriza e rajonale e Gjirit/ Katari arrin të kapërcejë bllokadën
Home
Botë

Një vit nga kriza e rajonale e Gjirit/ Katari arrin të kapërcejë bllokadën

25 May, 2018 Sadik.Autor Botë

KATAR-Për pak ditë mbushet një vit nga kriza Gjirit, shkëndija e parë e së cilës ndodhi mëngjesin e datës 24 Maj të vitit të kaluar, me hackerimin e Agjencisë së Lajmeve të Katarit “QNA”, duke i atribuuar dhe shpërndarë fjalime të rreme Emirit të vendit Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani. Ky krim kibernetik provokoi menjëherë një krizë rajonale, efektet e së cilës vazhdojnë ende. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, plani i shteteve që provokuan krizën ishte të shkaktonin një tronditje të fortë e të beftë që mund të çonte në tundjen e qeverisjes në Doha, por lidershipi i Katarit veproi me gjakftohtësi dhe ia doli të absorbojë goditjen e parë dhe të përballet me piraterimin mediatik dhe sulmin politik me një profesionalizëm të lartë.

 

Vendet e bllokadës dështuan të realizojnë objektivat e menjëhershme, ndërsa Katari nga ana tjetër arriti të pengojë planin dhe strategjinë e tyre, e cila si qëllim kryesor kishte tundjen dhe rrëzimin e themeleve të qeverisë në Doha.

 

Vendet e bllokadës mendonin se tronditja e beftë do të sillte panik në Doha, çka do ta detyronte këtë të fundit ti përulej Arabisë Saudite. Mirëpo këto llogari rezultuan jo vetëm të gabuara por edhe infantile sa i përket vlerësimit të aftësisë së Katarit për të përballuar dhe frenuar sulmin, dhe trajtimin me sukses të impakteve të tij politike, ekonomike dhe të sigurisë. Kur hapi i parë dështoi, fushata kundër Katarit denigroi në një nivel të ulët politik dhe mediatik.

Por forma dhe përmbatja e akuzave dhe trillimeve ndaj Katarit çuan në rezultate krejt të kundërta nga ato që prisnin vendet e bllokadës dhe krijuan një opinion publik kundër vetë këtyre vendeve dhe mediave të tyre që humbën reputacionin dhe kredibilitetin e tyre për shkak të përpjekjeve të dukshme për manipulim dhe mosrepektimin e profesionalizmit dhe objektivitetit gazetaresk në qasjen ndaj krizës.
Në ditët e para të sulmit, gati të gjithë sektorët në Katar u prekën nga situata e papritur dhe lufta politike, diplomatike dhe tregtare e pasuar me mbylljen e kufijve, duke dëmtuar të gjitha sferat e jetës, që nga ushqimet bazë dhe lëndët e para gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, e deri tek dëbimet me forcë të qytetarëve katarianë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite. Mësimi i bllokadës ishte i ashpër, sepse nuk imagjinohej që fqinjët mund të sillenin në atë mënyrë armiqësore, aq më tepër gjatë muajit të Ramazanit.

Por Katari lëvizi me shpejtësi, kompensoi mungesën e lëndëve të para dhe ndërmori masa vendimtarë për të garantuar sigurinë ushqimore. Edhe nga ana diplomatike dhe përpjekjes për ta izoluar Katarin, sërish vendet e bllokadës ishin të pafat, pasi marrëdhëniet diplomatike të Dohas janë vendosur mbi baza të qarta dhe solide që nuk mund të ndikoheshin nga propaganda e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite. Rrjedhjet e fundit në SHBA zbuluan se Abu Dhabi dhe Rijadi kanë shpenzuar, më kot, shuma financiare të mëdha që të nxisnin Uashingtonin kundër Katarit.

Ndërsa ekonomikisht, Shteti i Katarit u rendit i pesti në ecurinë ekonomike për vitin 2018, sipas Raportit të Konkurueshmërisë Globale të lëshuar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit (IMD). Në po të njëjtin raport, Katari u rendit i dhjeti për efikasitetin e qeverisë, i trembëdhjeti në efikasitetin e sektorit të biznesit, dhe ruajti vendin e 38-të për infrastrukturën. Dhe të gjitha këto vlerësime vetëm një vit pas bllokadës së imponuar ndaj tij Qershorin e 2017-s nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti. Raporti i IMD-së e rendit Katarin të 14-tin nga gjithsej 63 vende, shumica e të cilave janë vende të zhvilluara, çka reflekton performancën e fortë ekonomike të Katarit në nivele të ndryshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLUMB KOKËS SHQIPTARIT/ Karabinieri italian humb betejën edhe në Apel: Nuk duhet të kishte...
Previous article KOMENT/ "Grinta" e Liverpoolit apo "eksperienca" e Real Madridit...Ronaldo apo Salah

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka Botë

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT