Vila ku mbylli jetën diktatori Enver Hoxha ka joshur gjithmonë kuriozitetin e vizitorëve. Por prej 10 ditësh, shumë njerëz kanë patur një arsye më shumë për ta vizituar atë. 14 shekuj histori, dokumente unikale në botë, mes të cilave Kodikët e Bertatit, u ekspozuan aty.
Ardit Bido, Drjetori i Arkivave: “Pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme. Ka pasur gjatë këtyre dy javëve që është hapur ekspozita mbi 20 000 mijë vizitorë, të paktën 20.000 mijë vizitorë zyrtarisht. Kjo do të thotë që është një ndër ekspozitat më e vizituar që kam parë me sytë e mi”.
Paleografit Sokol Çunga i është dashur të flasë shumë këto ditë, për të shpjeguar se çfarë janë e çfarë përfaqësojnë këto dokumente.
Sokol Çunga, paleograf: “Tekstet e këtyre dorëshkrimeve, e këtyre kodikëve janë të larmishme. Tregojnë,flasin, mësojnë, mbartin shenja në vetvete që nga kohët të cilave u kanë mbijetuar”.
Tashmë e gjithë trashëgimia fetare shqiptare, dorëshkrime unike botërore dhe disa shtypshkrime nga shekulli i 6 deri në shekullin e 19 pasqyrohen për herë të parë një ambient të vetëm.
Kodiku i Purpurt i Beratit, Beratinus 1, është sot kopja më e vjetër e digjitalizuar që gjendet online në Bibliotekën Digjitale Botërore të UNESCO-s.
Sokol Çunga, paleograf:“Nuk kemi vetëm libra fetarë, kemi edhe përmbajtje të tjera. Libri me të cilin hapim ekspozitën është një manual për orientimin e orëve diellore”.
Legjenda e Kodikëve të Beratit ka qenë e njohur edhe pse qytetarët nuk kanë mundur t’i shohin më parë nga afër.
Deri më sot ekziston vetëm një kodik i mbijetuar dhe kjo tregon se në të gjitha trevat shqiptare janë ruajtur dorëshkrimet jashtëzakonisht të vjetra të cilat tregojnë një pasuri kulturore të paçmueshme.