Në Lion të Francës është qëlluar një prift ortodoks në afërsi të një kishe greke, raporton Reuters. Sulmuesi raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rrethana e krimit ende janë të paqarta. Sulmi ka ndodhur në Lion, ku dhjetëra ekipet të policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Siç raporton BFM TV, prifti ortodoks është qëlluar dy herë teksa po mbyllte kishën dhe është në gjendje kritike.
Video amatore të publikuara në rrjetet sociale shfaqin forca të shumta të policisë dhe ushtrisë, duke mbërritur në vendin ku është kryer sulmi.
#BREAKING: Priest shot and killed inside Greek Orthodox Church in Lyon, France. Suspect is on the run. pic.twitter.com/2kCoxp2Ka2
— UA News (@UrgentAlertNews) October 31, 2020


