• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Një sheg në ditë, ja efekti i mrekullueshëm në organizmin tuaj
Home
Shëndet

Një sheg në ditë, ja efekti i mrekullueshëm në organizmin tuaj

3 November, 2017 Redaktor2 Shëndet

Librat e shenjtë të besimeve të ndryshme fetare e kanë përshkruar shegën si frutin që jep jetë. Shega i përmbahet tërësisht reputacionit të saj, sepse si frut nuk ka të sharë dhe arrin të parandalojë e shërojë shumë probleme shëndetësore.

Të mirat që vijnë nga konsumimi i shegës janë të provuara shkencërisht dhe përfshijnë aftësinë për të mbrojtur zemrën dhe trurin por edhe për të luftuar kancerin.

Të dhënat shkencore thonë se kur hani shegë çdo ditë do të ulni rrezikun e shfaqjes së kancerit, veçanërisht të gjirit dhe prostatës. Shega arrin të pengojë prodhimin e estrogjenit dhe pakëson rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit. Studimet kanë treguar se konsumi ditor i shegës ul nivelet e inflamacionit të prostatës që hapin rrugën drejt shfaqjes së kancerit.

Shega ka aftësinë të parandalojë rritjen e tumorëve. Studimet shkencore kanë treguar se vaji esencial i kokrrave të shegës, lëngu dhe ekstraktet e saj i detyrojnë qelizat kancerogjene të vetë shkatërrohen.

Lëngu dhe ekstraktet nuk kanë të njëjtin ndikim tek qelizat e shëndetshme. Kjo do të thotë se duke ngrënë çdo ditë, fruti mund t’ju vijë në ndihmë në parandalimin e kancerit. Shega ju furnizon me vitaminë C që është kaq e domosdoshme në këtë stinë gripi dhe virozash.

Ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës

Lëngu i shegës mbron kolesterolin e mirë nga oksidimi dhe rrjedhimisht e mban zemrën të sigurt. Shega është një burim i mirë polifenolësh, antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë radikalet e lira dhe dëmet e tyre në enët e gjakut.

PËRMIRËSON FUNKSIONET E TRURIT – MBAN LARG SËMUNDJEN E ALZHEIMER
Një studim shkencor zbuloi se konsimimi i 2 gramëve të ekstraktit të shegës në ditë rimëkëmbte kujtesën tek pacientët që i ishin nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Një tjetër studim zbuloi se njerëzit që pijnë lëng shege çdo ditë, ishin më të kthjellët dhe kishin një kujtesë më të mirë.

Pirja e shpeshtë e lëngut të shegës ose ngrënia e frutit ka ndikim shumë të fortë tek kujtesa e të moshuarve dhe mbron nga sëmundja e Alzheimerit. Të gjitha këto sekrete të këtij fruti të lashtë e bëjnë shegën të domosdoshme në regjimin tuaj ushqimor të përditshëm.

VLERA TË TJERA TË SHEGËS :
Shega ju bën më të zhdërvjellët.
Forcon sistemin imunitar dhe ju furnizon me vitaminë C.
Mbron mishrat e dhëmbëve dhe pastron bakteret.
Përmirëson tretjen.
Ndihmon në trajtimin e artritit dhe dhimbjeve të kyçeve.
Ul tensionin e gjakut.
Ul stresin.
Ju këshillojmë të hani shegë të freskëta sa më shpesh që të përfitoni fuqitë shëruese të frutit. Trupi juaj do t’ju falenderojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Surprizon moti, borë në fundjavë
Previous article Shpenzimi i çmendur i Sinan Hoxhës, ja për çfarë i harxhon 600 mijë euro

Redaktor2

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT