• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NJË PJESË E POLITIKËS MERR HAK…”/ Lefter Koka në gjendje të rëndë, avokati kërkon ndryshimin e masës së sigurisë!
Home
Aktualitet
Kronikë

“NJË PJESË E POLITIKËS MERR HAK…”/ Lefter Koka në gjendje të rëndë, avokati kërkon ndryshimin e masës së sigurisë!

18 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mbrojtësit ligjor sërish kërkojnë nxjerrjen nga masa e arrestit të klientit të tyre.

Ata, veç arsyetimit ligjor që kanë bërë publik, e pretendojnë vendimin e shkallëve të gjyqësorit tonë për Kokën si një sulm politik. Madje shkojnë deri atje se gjejnë edhe shkaqet e mbajtjes së tij në arrest me burg për fazën hetimore, ndërkohë që sipas tyre, Koka nuk ka pretenduar asnjëherë t’i ikë hetimit dhe as përgjegjësisë për atë akuzë.

KOKA I SËMURË

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Lefter Kokës për të ndryshuar masën e sigurisë. Avokati i tij deklaroi se kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë është bërë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhet klienti i tij. Avokati i Lefter Kokës kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Mjedisit, i cili prej 10 muajsh mbahet në paraburgim në pritje të një vendimi lidhur me rolin e tij me impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan. Avokati e cilësoi vendimin e së premtes ndaj klientit të tij si absurd:

“Gjyqtarja konfirmoi në mënyrë absurde mbajtjen në paraburgim të një njeriu ende të pafajshëm dhe mbi të gjitha në gjendje të rëndë shëndetësore. E përsëris në gjendje të rëndë shëndetësore, gjendje e cila është konstatuar në mënyrë ulëritëse nga të paktën 5 mjekë që janë përzgjedhur nga Prokuroria, jo nga ne! Asnjë ligj brenda shoqërisë demokratike nuk paraburgos njerëz të sëmurë dhe që nuk pengojnë drejtësinë. Lefter Koka nuk e pengoi për asnjë çast drejtësinë , tashmë në gjendje të rëndë shëndetësore nuk ka asnjë shans as ta pengojë e as t`i ikë asaj” tha ai.

Avokati tha se Lefter Koka mbahet në paraburgim padrejtësisht dhe në diskriminim të plotë për vepra të cilat kanë ndodhur para 8 vitesh dhe të gjitha dosjet administrohen sot nga Prokuroria. “Po na krijohet bindja, bazuar në dyshimin e arsyeshëm, se mbajtja padrejtësisht në paraburgim e zotit Lefter Koka bëhet për motive politike. Një pjesë e politikës merr hak ndaj vendimeve politike të Lefterit, një pjesë merr lavde publike me teorinë e ‘peshkut të madh’. Jemi të keqardhur që shohim këtë standard të drejtësisë”, tha ai.

DËRGIMI I ÇËSHTJES NË GJYQ

Në vijim, avokati bëri me dije se ai dhe ekipi i tij ligjor do të kërkojë dërgimin e çështjes në gjyq. “Prokuroria nuk ka ç’heton më ndaj s’ka pse të humbë kohë. Ne jemi gati të përballemi me akuzat, në një sallë të hapur gjyqi. Kështu, me seanca të mbyllura, ku flasin të gjithë sipas qejfit, ndërkohë që mbahet në burg një njeri i padënuar, nuk shkon më. Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë”, tha ai. Më tej, avokati paralajmëroi se në dritë do të dalin fakte dhe të vërteta që nuk janë dëgjuar. Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2022 me urdhër të SPAK-ut, ndërsa u shpallën në kërkim Klodian Zoton dhe Stela Gugalla, dy drejtuesit e kompanisë fituese të inceneratorit të Elbasanit.

Izolimi i Klement Çalës në “41 Bis”, vendim kundër vendimit të ministrit

Ditën e djeshme, u mësua se Gjykata e Posaçme rrëzoi vendimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për izolimin në sistemin “41 Bis” të burgjeve për njërin prej të akuzuarve për grabitjen e Rinasit në vitin 2019. Klement Çala kishte kërkuar nxjerrjen nga ky sistem dhe gjykata e pranoi kërkesën e tij, duke e cilësuar urdhrin e Ministrit të pabazuar në ligj dhe prova. Referuar të dhënave zyrtare mësohet se Gjykata e Posaçme e ka shfuqizuar si të pabazuar në ligj dhe në prova vendimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për izolimin e Klement Çalës në sistemin “41 Bis” të burgjeve.

Vendimi është shpallur nga gjyqtari Erion Bani, i cili shqyrtoi kërkesën e të akuzuarit për grabitjen e ndodhur në Rinas tre vjet më parë. Ky është rasti i parë ku Gjykata e Posaçme rrëzon një vendim të ministrit të Drejtësisë në lidhje me personat që janë futur në “41 Bis”. Gjykata mësohet se e ka cilësuar si të pabazuar në ligj izolimin e të akuzuarit për grabitje në sistemin special të burgjeve. Klement Çala është vendosur në këtë regjim më 20 maj të këtij viti. Bashkë me të, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja urdhëroi vendosjen në regjimin e posaçëm për një afat 1-vjeçar të dënuarit Viktor Ymeri dhe Eldi Çala, vëllai i Klementit. Vendimi i Ministrit të Drejtësisë erdhi pas informacioneve të marra nga agjencitë e zbatimit të ligjit, SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB. Dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë të akuzuar për grabitjet dhjetëra miliona eurove pranë aeroportit të Rinasit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONCERTI I VEÇANTË/ Banda muzikore “Just Trio” sjell albumin e parë “Melancholy”
Previous article TAKIM ME REKTORËT E UNIVERSITETEVE/ Rama: Jemi në një fazë të ndërmjetme pas reformës në arsim

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT