• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË PERSON E THIRRI/ 58-vjeçari ekzekutohet sapo del nga shtëpia! Vrasja e Ismet Çekorjes pak ditë pas deklaratave të forta për bandat në Shkodër…
Home
Breaking News

NJË PERSON E THIRRI/ 58-vjeçari ekzekutohet sapo del nga shtëpia! Vrasja e Ismet Çekorjes pak ditë pas deklaratave të forta për bandat në Shkodër…

3 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një vrasje tronditi Shkodrën në orët e mesditës të kësaj sw premteje. Ismet Çekorja, 58 vjeç, u ekzekutua në një atentat afër banesës së tij në lagjen “Kiras” të qytetit verior.

Persona ende të paidentifikuar, rreth orës 14:30, qëlluan me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të 58- vjeçarit. Çekorja ndodhej vetëm pak metra larg banesës kur autorët kanë shtënë në drejtim të tij. Fillimisht 58-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, por gjatë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës humbi jetën duke mos arritur që t’u bëjë ballë plagëve.

EKZEKUTIMI

Mësohet se Ismet Çekorja është qëlluar më të paktën shtatë plumba, të cilat nuk i kanë dhënë asnjë mundësi për të mbijetuar. Ka qenë njëri prej vëllezërve që ka bërë transportimin drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, por 58- vjeçari nuk arriti që të shpëtojë.

“Në lagjen ‘Guerrile’, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen ‘Guerrile’, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ ëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve”, tha Policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta Policie, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje të rëndë.

Ndërkohë, efektivët kanë nisur kontrolle duke krehur të gjithë zonën për gjetjen e autorëve.

Në vendngjarje ka disa kamera sigurie, pamjet e të cilave Policia i ka sekuestruar dhe po bëhet këqyrja e tyre për të mësuar më shumë rreth autorëve dhe për të arritur në identifikimin e tyre si dhe për të mësuar dinamikën e ngjarjes.

NJË PERSON E THIRRI VIKTIMËN

Një person ende i paidentifikuar e thirri viktimën Ismet Çekorja që të dilte jashtë nga banesa e tij. 58-vjeçari ka dalë jashtë për të folur dhe dyshohet se pas pak sekondash është qëlluar në drejtim të tij.

Është ende e paqartë nëse ekzekutori është personi që e ka thirrur apo një person tjetër, por Policia ka dyshime se dikush e ka thirrur që të dalë nga banesa e tij në lagjen “Kiras” në Shkodër.

Çekorja ka dalë me idenë për të biseduar, por papritur është përballur me një breshëri plumbash, prej të cilave shtatën i ka në trup duke mos arritur që të shpëtojë. Policia ka shoqëruar edhe disa prej dëshmitarëve që ishin prezent në momentin e vrasjes për të treguar se si ndodhi vrasje dhe nëse kanë arritur që të dallojnë autorët.

DEKLARATAT E FORTA

Një ditë pasi i biri ishte shpallur në kërkim për një atentat të dështuar në Shkodër, Ismet Çekorja doli para mediave duke deklaruar se djali i tij ishte i pafajshëm, duke ofruar si provë pamje të kamerave të sigurisë, sipas të cilave në momentin e atentatit i riu ndodhej në një vend tjetër.

Çekorja hodhi akuza të forta edhe ndaj Policisë lokale, duke deklaruar se për çdo ngjarje që ndodhte atje, mësynin në shtëpinë e tij. Ai tha se disa banditë në bashkëpunim me persona të veshur me pushtet, prej katër vitesh i janë vënë në shpinë familjes së tij duke akuzuar djalin e tij Bajram Çekorja për çdo ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Shkodër.

58- vjeçari u shpreh se i biri nuk kishte marrë pjesë në asnjë prej krimeve, për të cilat është akuzuar, duke kërkuar drejtësi nga ana e shtetit.

Viktima, pak ditë më parë, përmendi vrasjen e Arjan Ferracakut, Fatos Ferracakut, plagosjen e Admir Bajrit, vrasjen e Naim Bajrit, atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe apo edhe rastin e fundit, atentatin ndaj Alban Bruçit, ngjarje këto për të cilat Çekorja u shpreh se djali i tij nuk ka asnjë lidhje dhe se me këta persona dhe fise kishte marrëdhënie shoqërore.

Kjo dalje mediatike e Ismet Çekorjes ishte pesë ditë më parë dhe pa u bërë një javë persona ende të paidentifikuar qëlluan ndaj tij me armë zjarri tip pistoletë duke e lënë të vdekur.

Nga atentati i 25 gushtit te konfliktet, pistat e vrasjes në Shkodër

Mbrëmjen e 25 gushtit, në lagjen “Rus” në Shkodër shtetasi Alban Bruçi po ecte me automjetin e tij kur papritur një motoçikletë iu afrua dhe njëri prej personave që ndodhej në të qëlloi me armë zjarri pistoletë “Skorpions” plot 19 herë.

Pjesa më e madhe e plumbave përfunduan në makinën e 25- vjeçarit, por Alban Bruçi arriti të shpëtonte pa u plagosur. Pasi u përball me atentatin e organizuar ndaj tij dhe arriti të mbijetonte, ai shkoi në Polici duke kallëzuar ngjarjen e ndodhur.

Policia nisi hetimet dhe një ditë më vonë, shpalli në kërkim shtetasin Bajram Çekorja, djali i 58-vjeçarit, i vrarë të premten, dhe një person tjetër, të cilin Bruçi e ka plagosur me thikë disa vite më parë. Policia deklaroi se ka prova ligjore se dy autorët janë këta dy persona dhe i shpalli në kërkim.

“Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për këtë ngjarje, ka rezultuar se para 2 vitesh, shtetasi A. B. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. F. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse shtetasit T. F. dhe B. Ç. qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e datës 25.08.2022 automjetin që drejtohej nga shtetasi A. B.”, sqaroi Policia.

Është ende e paqartë nëse vrasja e Ismet Çekorjes ka lidhje me atentatin e 25 gushtit ndaj Alban Bruçit apo lidhet me ndonjë konflikt tjetër të mëparshëm që ka pasur familja Çekorja. Policia është duke hetuar të gjitha pistat e mundshme.

Pista kryesore e krimit dyshohet se ka lidhje me hakmarrjen. Ismet Çekorja është babai i tre fëmijëve, Bajram Çekorjes, ndërsa ka edhe një vajzë 17 vjeçe dhe një djalë 11 vjeç

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NA LEBETITËN FËMIJËT"/ Turistët të tmerruar nga ndërhyrja e paligjshme e fadromave që në orët e para të mëngjesit në Prestige Resort
Previous article KENI PLANE PËR SOT? Njihuni me parashikimin e motit, temperaturat rriten lehtë

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT