Gjatë kontrolleve policore të ushtruara diten e djeshme ne lokalet e kryeqytetit, eshte arrestuar ORIAL PEÇI duke qene se policia ka gjetur doza kokaine ne ambjentet e lokalit “TAO LOUNGE BAR TIRANA” që 37 vjeçari kishte në administratim dhe dallohet ne profilin e tij ne facebook.
TAO LOUNGE BAR TIRANA ndodhet ne zonen e Ish-Bllokut dhe eshte nje nga bar-kafet me te frekuentuara nga te rinjte ne Tirane por qe administratori i ketij objekti e kishte kthyer ne nje biznes droge ku brenda ambjenteve jane gjetur edhe dozat e lendes narkotike.
Administratori Orial Peçi akuzohet për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “ Përshtatje lokali për përdorim droge”.
Njoftimi i Policisë:
Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në lokalet e kryeqytetit është arrestuar administratori i lokalit për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “ Përshtatje lokali për përdorim droge”, si dhe janë proçeduar në gjëndje të lirë dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi.
Më datë 22.04.2018, seksioni i narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë, arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasin:
– Orial Peçi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator lokali.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në rrugën “Pashko Vaso”, shtetasit të mësipërm i janë gjetur 7 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë, pasi nuk kanë treguar për sasinë e lëndës narkotike shtetasit:
– E. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.
– A. Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit O. P., për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 285/a Kodit Penal dhe për veprën penale “ Moskallzim Krimi”, në ngarkim të shtetasve E. B., dhe A. Ç., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.