Një nga gazetaret më të mira të ekranit shqiptar Ilva Tare, njoftoi sot se do të largohet nga puna si gazetare në Shqipëri për tu zhvendosur në SHBA bashkë me familjen e saj.
Në historinë e këtyre 25 viteve të fundit, Ilva Tare u rrit si një zë I sigurt I gazetarisë shqiptare, duke u përballur me gjithë ngjarjet dramatike të Shqipërisë, që nga viti 1997 e deri në ditën e sotme. Ajo provoi të ishte gazetare radioje dhe televizioni dhe më pas drejtuese televizionesh, dhe editore lajmesh, duke qenë përherë e më e suksesshme.
Ikja e saj, lë një zbrazti në ekranet shqiptare, ku ajo ishte një zë I qart që të shpëtonte nga kakofonia e lodhshme e ekraneve mediokër.
Ashtu sic e thotë dhe në letrën e saj të ndarjes me shikuesin shqiptar “në këto 25 vite kam pasur privilegjin që ekranin ta quaja shtëpinë time.”
Më poshtë postimi I plotë I saj.