• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Një në pesë nxënës i prekur nga Bullizmi në shkolla, shumica janë femra
Home
Sociale

Një në pesë nxënës i prekur nga Bullizmi në shkolla, shumica janë femra

10 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Bullizimi, apo sjelljet e dëmshme agresive në shkolla, është një fenomen mbarëbotëror dhe si i tillë është i pranishëm edhe në Shqipëri.

Top Channel ka raportuar edhe më parë për këtë problem, por raporti i fundit i ministrisë së arsimit dhe Këshillit të Europës sjell gjetje të reja për shtrirjen e fenomenit.

Raporti e Ministrisë së Arsimit dhe Këshillit të Europës e ka hetuar fenomen në një kampion prej 144 shkolla të republikës. Sipas raportit në Shqipëri bullizmi gjendet më shumë në shkollat private urbane dhe se viktima të bullizmit janë më shumë vajzat, ndërsa agresorët janë gjithmonë djemtë

“19.4 % e nxënësve pohojnë se janë të buluar. ky është fenomen që ndodh 3 deri në 2 herë në muaj. 9. 7 % janë viktima dhe 5.2% agresorë. Vajzat pohojnë se janë më të buluara , djemtë janë ata që quhen agresorë. Fenomeni i përhapur më shumë në shkollat urbane dhe më shumë në shkollat private”, u shpreh Tatjana Vuçani, specialiste MASR.

Bullizimi në shkolla shfaqet në disa mënyra, si bullizëm psikologjik, fizik, por edhe verbal, veçanërisht për shkak të paraqitjes së jashtme, si për shembull nga mbipesha, mbajtja e syzeve, etj

“Më të përhapurat janë ai psikologjik dhe ai për shkak të pamjes së jashtme. 45% bullizëm psikologjik, 33% bullizëm fizik, 37% bullizëm verbal..”, tha Tatjana Vuçani, specialiste MASR.

Në studim evidentohet edhe bullizmi virtual ose kibernetik, pra tallja në rrjete sociale, më pak i përhapur, por gjithsesi I pranishëm për shkak të përdorimit masiv të fesjbukut apo instragramit.

Raporti pohon se prania e mësuese në klasë jo gjithmonë e frenon bullizmin dhe se ngacmimi vijon edhe në oborrin e shkollës.

“Me mësuesit po bëhen trajnime të veçanta, janë hartuar modulet. në shkurt fillojnë trajnimet e koordinatorëve”, u shpreh Tatjana Vuçani, specialiste MASR.

Studimi rekomandon vëmendjen jo vetëm të mësuesit por edhe të prindërve në marrjen e masave të menjëhershme, për të evituar pasojat afatgjata të fëmijët dhe adoleshentët.

Tabela – Bullizmi 2017

  • 19.4 % e nxënësve e kanë provuar bullizmin 2-3 herë në muaj
  • 9. 7 % janë viktima dhe 5.2% agresorë

Llojet e bulizmit në përqindje

  • 45% bulizëm psikologjik
  • 33% bulizëm fizik
  • 37% bulizëm verbal

Vendi ku ndodh bullizmi

  • 39% e rasteve në klasë kur nuk është mësuesja
  • 38% në oborrin e shkollës
  • 13% në klasë në praninë e mësuesit
  • Tags
  • fb
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Benardi uron nipin për një vjetor, por vogëlushi rrezikon të... (FOTO)
Previous article Ngrihet grup pune për vlerësimin e situatës së ndotjes në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT