• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ngrihet grup pune për vlerësimin e situatës së ndotjes në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik
Home
Sociale

Ngrihet grup pune për vlerësimin e situatës së ndotjes në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik

10 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Një grup pune i ngritur nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Energjetikës ka zhvilluar një takim sot me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit.

Pas shqetësimit të përcjellë nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit, mbi ndotjen në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik nga subjekte që zhvillojnë aktivitetin aty, dy Ministritë kanë ngritur një grup të përbashkët pune i cili do të monitorojë situatën.

Kryetari i Bashkisë edhe një herë bëri me dije shqetësimin e tij për një zonë e cila është shumë e populluar dhe ndjen pasojat e ndotjes që shkaktojnë kryesisht fabrika e vjetër e ferro-kromit dhe uzina e përpunimit të naftës.

Sejdini kërkoi një vlerësim të shpejtë dhe korrekt të situatës dhe në rastet kur ka shkelje këto subjekte të detyrohen të marrin masa të menjëhershme ose të mbyllin aktivitetin e tyre deri në marrjen e masave.

Sejdini shtoi gjithashtu që matje të kryhen edhe pranë inceneratorit të djegies së mbetjeve urbane, përderisa qytetarët kanë shqetësim edhe për mirëfunksionimin e tij.

Edhe më shqetësuese, sipas Kryetarit të Bashkisë, është situata e krijuar nga fabrika e përpunimit të naftës e cila ndot tokën dhe fermerët nuk mund të vadisin. Jo vetëm kaq, por Sejdini shtoi se edhe në rast të ndërtimit të tubacioneve, nuk mund të lejohet që këto ujëra të derdhen në lumin Shkumbin.

Grupi i punës theksoi se angazhimi do të jetë maksimal dhe matjet korrekte dhe transparente. Pjesë e këtij grupi pune do të jenë gjithashtu përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Bashkia e Elbasanit.

  • Tags
  • fb
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një në pesë nxënës i prekur nga Bullizmi në shkolla, shumica janë femra
Previous article Këngëtarja habit me dedikimin për përvjetorin e martesës: Kemi menduar të vrisnim njëri-tjetrin

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT