• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË MUAJ ME PATENTË NËNA VDIQ BASHKË ME DJALIN/ Policia zbardh zyrtarisht shkakun e aksidentit tragjik në Berat
Home
Breaking News

NJË MUAJ ME PATENTË NËNA VDIQ BASHKË ME DJALIN/ Policia zbardh zyrtarisht shkakun e aksidentit tragjik në Berat

29 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka përfunduar ekspertizën në lidhje me aksidentin tragjik të dy ditëve më parë në Berat ku humbën jetën 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj me të birin e saj 6-vjeçar. Makina, me të cilën ata udhëtonin përfundoi në lumin Osum duke mos i dhënë asnjë shans nënës dhe fëmijës që të shpëtonin.

Specialisti i Qarkullimit Rrugor, i cili ka edhe detyrën e OPGJ-së, Lorenc Tanushi bën me dije për ABC se shkaku i aksidentit ka qenë “humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi, shoqëruar me manovrime majtas-djathtas”. Sipas tij, kjo sjellje është tipike për shoferët e rinj, ashtu siç ishte 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj.

Tanushi ka pohuar se humbja e kontrrollit të mjetit është shoqëruar edhe me mungesën e përvojës,pasi 25-vjeçarja kishte pak javë që kishte marrë patentën dhe ishte një drejtuese e re në timon.

“Nga studimi i të gjitha kamerave të sigurisë është vërejtur manovrimi majtas-djathtas, një karakteristikë kjo e drejtuesve të rinj, të pajisur me leje drejtimi. Aksi Ura e Goricës-Ura e Varur është një aks problematik dhe me risk pasi ka shumë fluks mjetesh,s i pjesë kryesore e segmentit rrugor nacional Lushnje-Skrapar”-ka thënë Tanushi.

Mësohet se shoferja kishte vetëm një muaj që ishte pajisur me leje drejtimi dhe më pas bashkëshorti i kishte dhuruar një fuoristradë tip “Mercedes Benz-ML”.

Aksidenti ndodhi gjatë orëve të paradites së ditës së hënë, teksa Klaudia Xhaferaj kishte edhe djalin në makinë. Nga pamjet duket se ajo bëri një parakalim të gabuar në kthesë, ndërkohë që përballë kishte një kamion. Në tentativë për të shmangur përplasjen me kamionin, drejtuesja e mjetit humbi kontrollin duke rënë në lum.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Aksident i frikshëm në aksin Prrenjas-Librazhd, kamioni përplaset me makinën dhe kthehet përmbys
Previous article TENTOI TË KALOJË KUFIRIN ME 27 MIJË EURO TË PADEKLARUARA/ Arrestohet italiani në Morinë

s.autor

Postime të ngjashme

“KA BOMBË NË SHKOLLË”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve Aktualitet

“KA BOMBË NË SHKOLLË”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

DOLI NGA BURGU PA LEJE/ Dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai Aktualitet

DOLI NGA BURGU PA LEJE/ Dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT