• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË MUAJ LUFTË ME IRANIN/ Nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua lufta në Lindjen e mesme
Home
Nderkombetare

NJË MUAJ LUFTË ME IRANIN/ Nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua lufta në Lindjen e mesme

28 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Lufta me Iranin ka hyrë në muajin e saj të dytw, duke u shndërruar në një nga krizat më të mëdha gjeopolitike dhe energjetike të dekadave të fundit.

Konflikti  nisi më 28 shkurt 2026, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndërmorën një seri sulmesh ajrore ndaj objekteve ushtarake dhe bërthamore në Iran. Në këto goditje u vra edhe lideri suprem iranian Ali Khamenei, një zhvillim që shënoi pikën e kthesës dhe përshkallëzoi menjëherë situatën.

Teherani reagoi me një valë sulmesh me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe bazave amerikane në rajon, duke e zgjeruar konfliktin në disa fronte, përfshirë Libanin dhe Gjirin Persik.  Një nga goditjet më të forta strategjike erdhi në det: Irani mbylli de facto Ngushticën e Hormuzit, arterien kryesore të tregtisë globale të energjisë. Trafiku i anijeve u ndal pothuajse plotësisht dhe u sulmuan cisterna nafte, duke shkaktuar një tronditje të madhe në tregjet ndërkombëtare.

Kjo bllokadë preku rreth 20% të furnizimit botëror me naftë dhe gaz, duke shkaktuar rritje të menjëhershme të çmimeve dhe frikë për një krizë globale energjetike. Ndërkohë, sulmet ajrore kanë vijuar në të dyja anët. Izraeli ka bombarduar objekte bërthamore, baza ushtarake dhe infrastrukturë strategjike në Iran, ndërsa Irani ka vijuar kundërpërgjigjen me raketa dhe përmes aleatëve të tij në rajon, si Hezbollah dhe Houthit.

Vrasjet e liderëve dhe komandantëve ushtarakë kanë qenë një element kyç i konfliktit, përfshirë eliminimin e komandantëve të Gardës Revolucionare që drejtonin operacionet në Hormuz, duke synuar dobësimin e zinxhirit komandues iranian.

Në terren, lufta është zgjeruar në një konflikt shumëfrontësh: përplasje në Liban me Hezbollahun, sulme në Detin e Kuq dhe tensione në Gjirin Persik. Pasojat ekonomike janë të rënda. Ekspertët e energjisë e kanë cilësuar situatën si “kombinim i disa krizave energjetike njëkohësisht”, ndërsa vendet në mbarë botën po përballen me rritje të çmimeve të karburanteve dhe rrezik për recesion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTON DATËN/ Berisha: Ja kur do mbahet protesta e radhës
Previous article AKSIDENT I TREFISHTË NË AKSIN RRUGOR THUMANË- FUSHË KRUJE/ Plagosen dy persona, policia...

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT