• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË MAKTH”/ Publikimi i dokumenteve sekrete amerikane
Home
Nderkombetare

“NJË MAKTH”/ Publikimi i dokumenteve sekrete amerikane

11 April, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Dy ditë pas publikimit në internet të dokumenteve amerikane të klasifikuara si sekrete është ndezuar debati për dëmin e madh të shkaktuar për shkak të përmbajtjes së tyre mjaft delikate. Sipas mediave amerikane këto dokumente përmbajnë të dhëna për furnizimet me armë të Ukrainës dhe shpenzimin e municioneve- po ashtu ato japin detaje për forcën e trupave ukrainase dhe pozicionet e tyre. Sipas raportimeve të “New York Times” ato përmbajnë edhe të dhëna për planet e NATO-s dhe SHBA të mbështesin Kievin në një ofensivë të mundshme kundër Rusisë në pranverë.

Ndërsa sipas “Washington Post” krahas informacioneve për Ukrainën janë publikuar edhe analiza sekrete për vende të tjera, si për shembull për Kinën dhe Izraelin. Dokumentet japin detaje se si i mbledhin informatat shërbimet sekrete amerikane dhe tek cilat burime bazohen. Ky vështrim brenda praktikës së punës të shërbimeve sekrete amerikane mund të jetë shumë i vlefshëm për Kinën dhe Rusinë. Moska mund të kuptojë, se sa i infiltruar është aparati i saj i sigurisë nga spiunët amerikanë dhe të mbyllë pikat e dobta. Një ish-funksionar i shërbimeve sekrete amerikane ka bërë fjalë për “një makth”.

Ukraine Tschassiw Jar, bei Bachmut | Ukrainische Armee
Fotografi: Narciso Contreras/Anadolu Agency/picture alliance

Disa dokumente me gjasë të manipuluara

E paqartë është nëse të gjitha dokumentet janë të vërteta. Përfaqësues të qeverisë amerikanë kanë konfirmuar parimisht vërtetësinë e dokumenteve, sipas CNN. Por “Washington Post” raporton po mbi bazën e burimeve nga qarqet qeveritare, se të paktën disa dokumente janë të manipuluara. Kjo përputhet me të dhënat e rrjetit investigativ Bellingcat. Ekspertët e këtij rrjeti kanë zbuluar, se të paktën disa dokumente janë qartësisht të manipuluara.

Po ashtu e paqartë është, se kush fshihet pas publikimeve. Dokumentet u shfaqën në fillim të marsit në platformën e preferuar të “gamer-ave”- lojtarëve të lojërave në internet, Discord, më pas u përhapën më tej në Imageboard 4Chan. Në fund ato u përhapën në twitter dhe në kanalet ruse të Telegramit. Një pjesë e madhe e dokumenteve u fshi shpejt. Ministria Amerikane e Drejtësisë ka filluar hetimet. Me gjasë mijëra punonjës të autoriteteve amerikane kanë pasur qasje tek dokumentet, ka thënë një punonjës i Pentagonit për “Washington Post”.

Luftime në BahmutLuftime në Bahmut
Luftime në BahmutFotografi: John Moore/Getty Images

Reagimi i Ukrainës

Sipas reagimeve nga Ukraina publikimi i dokumenteve të tilla nuk kanë asnjë ndikim në rrjedhën e luftës. Kievi reagoi i qetë, dhe bën fjalë për një “lojë të zakonshme shërbimesh sekrete”. Rusia vetë ka trilluar dokumentet për të vendosur një pykë mes perëndimit dhe Ukrainës, sipas Kievit.

Përkundër këtyre reagimeve qëndrojnë deklaratat e alarmuara të autoriteteve amerikane dhe shërbimeve sekrete. Kreu i institutit amerikan, Silverado Policy Acclelerator, Dimitri Alperovitch, i tha gazetës “Washington Post”, se dokumentet mund të sjellin dëme. Vërtet ato nuk kanë plane konkrete sulmi, por ato i japin Moskës të dhëna për llojin dhe sasinë e armëve perëndimore dhe për ushtrinë që përdor këto armë. Këto janë informacione me rëndësi për aftësinë mbrojtëse të Ukrainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Kiara "shpërthen" në lot, Luizi: Uroj që këto lot të bien mbi ata që e meritojnë
Previous article PROMOVONIN JETËN E LUKSIT NË "TIK TOK"/ Si agjentët e infiltruar futën në “kthetra” 7 të famshmit e rrjeteve sociale! Rolet e tyre...

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT