• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË MAKINË TJETËR U SIGURUA QË OBJEKTIVI U ELEMINUA/ Zbulohet skena e atentatit ndaj prokurorit (FOTO)
Home
Breaking News

NJË MAKINË TJETËR U SIGURUA QË OBJEKTIVI U ELEMINUA/ Zbulohet skena e atentatit ndaj prokurorit (FOTO)

3 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Atentati i tipit mafioz që iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj  bashkë me dy miqtë e tij që udhëtonin me një automjet ishte i mirëorganizuar dhe autorët dyshohet se janë me pagesë. Prita ishte ngritur te mbikalimi i Shkozetit 3 km larg vendit nga ku Ndoj po drekonte në një restorant në zonën e Plazhit.

ABC News zbardh të plotë itinerarin e ndjekur nga autorët, të cilët kryen atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj bashkë me dy miqtë e tij te mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Ndoj pasi kishte mbyllur orarin zyrtar në organin e akuzës në Durrës kishte shkuar të drekonte në një nga restorantet e zonës së plazhit. Ai përshkoi rrugën për t’u largua nëpërmjet unazës për të hyrë në autostradë në drejtim të Tiranës, duke mos e ditur se 3 km më tej, atentatorët i kishin ngritur pritë.

Ndjekje si nëpër filma… pasi autorët dyshohet se kanë përdorur dy automjete dhe njëri ka ndaluar shpejtësinë ku udhëtonte prokurori i Durrësit.

Por autorët nuk u mjaftuar më kaq. Dyshohet se u qëllua nga dy armë zjarri në mjetin e tip Mercedez Benz dhe plumbat ishin drejtuar në ndenjësen e parë, ku ishte ulur Ndoj. Drejtues i mjetit ishte Andi Maloku dhe pasagjer në ulësen e pasme ishte Aleksandër Laho, ose i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi me nofkën “rrumi”.

Dëshmitarët okularë kanë treguar në polici se pak çaste pasi u krye atentati, afër vendit të ngjarjes ndaloi një automjet tip “Skoda”, për t’u siguruar se objektivi që dyshohet të ishte prokurori Ndoja ishte eliminuar.

Grupi hetimor ka lënë prova të shumta materiale siç është edhe targa e automjetit që është pronësi të vëllait të Aleksandër Lahos.

E gjithë gjatësia e rrugës së autostradës Durrës Tiranë por edhe e unazës nga ka ardhur automjeti i Ndojit është i monitoruar nga kamerat e sigurisë.

Për të përshpejtuar përftimin e pamjeve është ngrit një grup i përbashkët ndërmjet policisë së Tiranës dhe Durrësit. Ekspertët e kriminalistikës dyshojnë se, autorët janë mbështetur edhe nga persona të tjerë për t’u larguar dhe të humbur gjurmët.

Për ngjarjen e rëndë policia e qytetit bregdetar ka ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa në rrugët e qytetit të Durrësit, janë nxjerrë edhe autoblindat.

Shumë persona janë shoqëruar por pas marrjes në pyetje u lanë të lire. Grupi hetimor nga nuk asnjë të ndaluar për atentatin kriminal.

Dyshohet se automjeti i sekuestruar bashkë me dy armë automatike dhe maskat në Ishëm të jetë lënë nga autorët për të shpërqendruar forcat e policisë, pasi nga mbikalimi i Shkozetit deri në Shkfandë, përshkruhet për të paktën 1 orë e 30 minuta. Gjithashtu u sekuestruan edhe bidonë me benzinë por mjeti u gjet i padjegur. Të gjitha provat materiale u dërguar në laboratorin e policisë shkencore.

Atentati i Arjan Ndojit po hetohet edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me procedimin penal të regjistruar për : “vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e mbetur në tentativë” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Në të njëjtin vend pranë mbikalimit të Shkozetit në qershor 2019 u bë një atentat i tipit mafioz ndaj tre persona por fatmirësisht pa viktima.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM NË BE! Gati të shpërthejë situata me refugjatët në Greqi? Qeveria ndërhyn me ashpërsi, por…
Previous article E BUJSHME/ Matthijs De Ligt: Penalltia? Kisha dorën e...

k.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT