• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË LIDER PA PROGRAM! Çfarë i ofron Lulzim Basha demokratëve nëse konfirmohet Kryetar
Home
Ekskluzive

NJË LIDER PA PROGRAM! Çfarë i ofron Lulzim Basha demokratëve nëse konfirmohet Kryetar

5 June, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Lulzim Basha mund të jetë nga të paktët liderë që do të rizgjidhet në krye të një partie, pa i dhënë elektoratit që i mbeshtet një program konkret.

Që pas humbjes së zgjedhjeve më 25 prill, refreni i Bashës është i njejti nga qyteti në qytet ndërkohë që tre kandidatet që garojnë per kreun e PD perballë tij kanë sjellë platforma dhe programe që i pershtaten anëtarësisë së partisë.

Nëse Lulzim Basha rizgjidhet kryetar, demokratët do vijojnë njesoj si këto 8 vite, pasi siç kuptohet Basha është i kenaqur me performancen e tij deri më tani dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Madje, as nuk pranon se ka gabuar diku.

Sipas tij, të gjithë fajin e ka “masakra zgjedhore”, për të cilen askush nuk po këmbëngul veç tij dhe qartazi është i vetëm në këtë betejë.

Po ju sjellim disa nga fjalimet Lulzim Bashës që prej nisjes se fushates brenda PD, për të kuptuar më shumë se çfarë të reje është në gjendje ti sjellë ai demokratëve.

Tè mira e shpresë jo e jo. Se nëse do ishte i gatshëm për diçka të tillë, do kishte dhënë së paku dorëheqjen.

Lulzim Basha:

-Përgjigja jonë për këtë masakër zgjedhore duhet të jetë e qartë nga të gjithë: Ne jemi të bashkuar. Ne nuk dorëzohemi. Ne do të vazhdojmë betejën bashkë çdo ditë derisa sa ta largojmë regjimin e pakicës Rama-Doshi dhe tu japim shqiptarëve ndryshimin që duan dhe meritojnë.
-Nga kjo betejë ne dolëm më të bashkuar, më të fortë dhe me një madhështi morale që vjen nga forca e njerëzve që luftojnë për kauzën e drejtë, luftojnë për ideale të drejta, luftojnë për Shqipërinë, luftojnë për shqiptarët. Ne jemi më të vendosur se kurrë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë ndryshimin që u pengua, vetëm përkohësisht, në 25 prill.
-Kjo garë është testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama: do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.
Përgjigja jonë do të jetë e qartë: do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë. Dhe do të fitojmë!
-Sot kemi një detyrim të dyfishtë, jo vetëm përpara sakrificës së demokratëve të cilët i prinë kësaj beteje, por mbi të gjitha, para fateve të shqiptarëve dhe familjeve të tyre, për ta çuar betejën deri në fund.
Sepse ne jemi instrumenti në duart e njerëzve, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve që donin ndryshimin më 25 prill dhe që e duan akoma më shumë sot.
-Mirënjohje të pakufishme për demokratët e Tropojës dhe Lezhës! Mbi supe kemi barrën e përgjegjësisë historike për ta sjellë ndryshimin që njerëzit duan. Nuk do bjerë Shqipëria, nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë regjimi Rama-Doshi!
AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INJORON "PËRBINDËSHIN" RONALDO/ Ylli i Atalanta-s: Në Serinë A ka lojtarë më të fortë…
Previous article UELLS-SHQIPËRI/ Kombëtarja me Manajn dhe Balajn në sulm, Gareth Bale nis nga stoli (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT