• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË LAJM I MIRË PËR THASHETHEMEXHINJTË/ Psikologët këshillojnë të mos i mbani sekretet vetëm për vete
Home
Shëndet

NJË LAJM I MIRË PËR THASHETHEMEXHINJTË/ Psikologët këshillojnë të mos i mbani sekretet vetëm për vete

8 July, 2023 s.autor Shëndet

Psikologë të njohur besojnë se të fshehtat janë torturuese, dhe nëse ato nuk ndahen me njerëz të besuar, apo me dikë që e ndjejmë më afër, mund të jenë fatale për shëndetin tonë mendor. Një sekret ka aftësinë të rrisë ankthin, megjithëse kjo varet nga rëndësia e këtij sekreti.

Nëse për vite të tëra do të jetonim me ankthin se dikush do ta zbulojë sekretin tonë, apo se çfarë impakti do të mund të ketë ai, nëse do të mësohet nga njerëzit, kjo do të ishte e njëjtë me zhgënjimin që mund të kishin shumë njerëz nga ky sekret. Kjo, pasi për vite me radhë ideja e fshehjes ju ka çuar në mendime nga më të ndryshmet, që shpesh ju kanë shqetësuar apo ju kanë lënë pa gjumë.

Shumë njerëz i besojnë shprehjes se “asgjë nuk është më sekrete nëse e di qoftë edhe një njeri”, dhe ata kanë të drejtë. Por ndonjëherë mund të ndodhë e kundërta. Njeriu që zgjedhim për t’ia besuar mund të jetë vërtet i tillë dhe nuk do ta ndajë me asnjë tjetër sekretin tonë.

Kjo do t’ju bëjë të ndjeheni më të qetë por dhe të keni marrë prej bashkëbiseduesit një mendim. Pasi shpesh sekretet mund të mbartin dhe të vërteta mbi ngjarje jete, të cilat do ishte mirë ti dinin dhe njerëzit që janë përfshirë në të. Dikur psikologët këshillonin që sekretet t’i hidhnin në një bllok shënimesh pasi kjo mund të kishte të njëjtin efekt sikur të ishe duke ja thënë një shoku. Vetëm duhet të bëni kujdes që vendin ku do ta vendosni bllokun e shënimeve nuk do ta dijë askush. Mund të shkruani aty gjithçka, e kjo mund t’ju bëjë të ndjeheni më të lirë.

Shkrimi i ndjesive është një terapi që këshillohet shpesh nga psikologët. Shkrimi rrit vetëvlerësimin nga ana tjetër përmes tij analizojmë më mirë veprimet tona. Por për shumë psikologë idealja është që një sekret t’ia besojmë miqve tanë të ngushtë. Një shoqeje apo një shoku ku besojmë më shumë, ata të cilët janë jo vetëm dëgjues të mirë por edhe këshillues, pasi sekretet e gjata dëmtojnë trupin tuaj. /TAR/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKOLLA 9-VJEÇARE "XHEZMI DELLI" GATI PËR NXËNËSIT/ Veliaj: Buqetës së shkollave të reja i shtohet edhe kjo bizhu në Njësinë 3
Previous article LAJME TË MIRA PËR SHQIPËRINË/ Mbrojtësi i Kombëtares i rikthehet stërvitjes pas dëmtimit të rëndë

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë Shëndet

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT