• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË KONSTATIM GJERMAN/ Kapitulli 23 dhe 24 që tremb Metën dhe Berishën, dhe sindroma Sanader që që nuk i lë të qetë
Home
Politikë

NJË KONSTATIM GJERMAN/ Kapitulli 23 dhe 24 që tremb Metën dhe Berishën, dhe sindroma Sanader që që nuk i lë të qetë

13 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Një grup deputetësh gjermanë kanë vizituar Shqipërinë, lidhur me krizën aktuale politike.

Ata mbajtën edhe një konferencë për shtyp.

Deputeti Josip Juratovic tha disa gjëra gjatë konferencës për shtyp, që u anashkaluan nga media, ku më e rëndësishmja, ishte përmendja e sindromës Sanader, ish-kryeministri kroat që u arrestua për korrupsion para hapjes së negociatave për Kroacinë.

Në këtë kontekst Juratovic solli në vëmendje dy kapitujt prioritarë, me të cilat BE hap negociatat e anëtarësimit: kapitullin 23, të titulluar “Gjyqësori dhe të Drejtat themelore”, dhe kapitullin 24 “Drejtësia, Liri dhe Siguria”.

“Në Shqipëri dhe në përgjithësi në rajon ka shumë persona që i ndruhen hapjes së kapitujve 23 dhe 24 dhe që nuk janë të gjithë entuziastë për një anëtarësim të mundshëm në BE.

Nuk përjashtoj askënd, as nga politika, as nga shoqëria.

Gjithkush që përpiqet të pengojë procesin e integrimit në BE pengon të gjithë ata që besojnë në vlerat demokratike.

Të tillë në Shqipëri ka shumë.

Ata bëhen pengesë për ata që besojnë në vlerat e BE. Konstatoj sindromën Sanader në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor”, tha Juratovic

Ai kujtoi se si në Kroaci, disa vite pas anëtarësimit në BE, kur kishte filluar zbatimi i kapitujve 23 dhe 24, ish-kryeministri Ivo Sanader u dënua me burg nga Gjykata Supreme për korrupsion dhe marrje ryshfetesh.

Kroacia u pranua në BE më 1 korrik 2013 dhe Sanader u dënua në vitin 2017.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DITA E SHNA NDOUT"/ Mijëra besimtarë "mbipopullojnë" Kishën e Laçit. Sot... (FOTOT)
Previous article ALFRED PEZA/ Për “grushtin e shtetit” të Lulzim Bashës dhe gjithë shejtanbudallenjve të tjerë opozitarë!

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT