Muaji janar ka nisur jo mirë për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Vetëdorëzimi I Klement Balilit, “Escobarit të Ballkanit” duket se erdhi si një “shuplakë” për miqtë e tij të LSI që vetëm pas disa ditësh ne studio televizive u detyruan të flisnin, edhe pse jo në koordinim.
Mirëpo, sot është zbuluar se “truri” I bandës së Shijakut, Hekuran Hoxha ka qënë pjesë e pandarë e mitingjeve të LSI.
Kujtojmë se edhe protesta e studentëve e nxorri zbuluar partinën nën drejtimin e Kryemadhit, ku nuk mjaftuan vetëm militantët por u përfshinë edhe lidhjet fisnore.
Çfarë u zbulua sot:
Pjestarë të bandës së Shijakut vëllezërit Hajri dhe trafikanti i drogës i njohur si Roni i Shijakut i cili u arrestua ditën e djeshme, janë pjesëmarrës të rregullt në mitingjet e LSI dhe takimet e zhvilluara nga Ilir Meta kur drejtonte këtë subjekt politik.
Një gjë të tillë e dëshmojnë mjaft mirë fotot e mëposhtëme ku shfaqen vëllezërit Hajri dhe Roni.
Në foton e mëposhtëme shfaqet Altin Hajri (personi me kapele) ndërsa në rreth me jeshile është Roni i Shijakut.
Klement Balili, “Escobari i Ballkanit” dhe…Ilir Meta
Klement Balili, personi më i kërkuar per dy vite u vetëdorëzua dje. Veç katër akuzave që rendojnë mbi të kujtojmë se Balili drejtoi drejtorinë e Transporteve dhe ishte emëruar nga LSI.
Ai gjithashtu njihet si mik i mirë i Monikës dhe Metës. Ky i fundit ka qene edhe vizitor i rregullt i hotelit të tij në Sarandë.
“Telashet” që i erdhën LSI nga protesta e studentëve
Administratori, Xhevdet Braimllari që dhunoi studentët është vjehrri I Floida Kërpaçit, deputete e LSI dhe xhaxhai I sekretarit të përgjithshëm të LSI në Pogradec, Endrit Braimllarit.
Kujtojmë se Berisha ishte I pari që postoi videon e administratorit duke dhunuar studentët. Duket se “qytetari dixhital” nuk ia ka dhënë informacionin e saktë se pikërisht ai, është “I Monës”.
/AlpeNews.al





