• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË HISTORI SUKSESI/ Shqiptarja thyen tabutë, femra e parë zjarrfikëse në vendin e…
Home
Sociale

NJË HISTORI SUKSESI/ Shqiptarja thyen tabutë, femra e parë zjarrfikëse në vendin e…

14 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shqiptarja Almira Sallovic nga Ulqini, është femra e parë zjarrfikëse në Mal të Zi. Ajo ka thënë se kjo punë e ka bërë më të fortë atë, sepse është ballafaquar me raste nga më të rëndat.

“Tash e tetë muaj ushtroj profesionin e zjarrfikëses. Është një punë që e bëj me plotë dëshirë e vullnet. Qysh në moshën e fëmijërisë ëndërroja të isha një zjarrfikëse, por Ulqini ishte vend i vogël dhe pothuajse asnjë zjarrfikëse në tërë Malin e Zi nuk e gjeje. Pasi mbarova shkollën e mesme më pëlqenin më shumë punët e meshkujve. U regjistrova në fakultet në drejtimin për police por sapo mbarova vitin e parë u punësova në këtë profesion ku jam edhe sot”, tregon për RTV Dukagjinin, Allmira Sallovic.

21-vjeçarja, hoqi dorë edhe nga profesioni që prindërit e saj ëndërronin, për t’iu bashkuar zjarrfikësve të Ulqinit, duke mos e ndalur rrugën që ajo kishte nisur.

“Sigurisht pa përkrahjen e familjarëve nuk do ia kisha dalë. Në fillim më thoshin: ‘sa do mund të ia dalësh’, ‘mos rreziko!’, ‘je një femër’, ‘je e para në Mal të Zi’, ‘Ulqini është një vend i vogël’, etj. Kur e panë që unë nuk heq dorë, më mbështetën atëherë dhe sot. Në Mal të Zi më kanë pritur shumë mirë. Janë habitur pak, por më kanë përkrahur”, tregon më tej Almira.

Të qenit zjarrfikëse është profesion human, por në të njëjtën kohë edhe shumë sfidues. Por, për Almirën të rrezikohet jeta për të shpëtuar dikë tjetër, është më shumë se kënaqësi.
“Vështirësitë e kësaj punë janë shumë. Por edhe të mirat e kësaj pune janë shumë. Vështirësia është shumë e madhe kur në pyetje është ta shpëtosh ndokënd. Nuk është në pyetje vetëm zjarri por edhe aksidentet që ndodhin duhet ndërhyrja. Nga momenti që kam vendosur ta vesh këtë uniformë e kam ditur që më presin vështirësi të mëdha”, tha ndër të tjera Allmira Sallovic.

Ajo thotë më tej se secili nga ne duhet të ndjekë atë që dëshiron, në mënyrë që të jetojmë të lumtur, pavarësisht kritikave dhe vështirësive që na ofron jeta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANTONIO CONTE TEK INTER/ Del Piero kujton deklaratën e vitit 2013: Nuk habitem!
Previous article KOHA PËR TË MBYLLUR "FACEBOOK? Ja si mendon një nga themeluesit e tij

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT