• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË HISTORI SUKSESI/ Njihuni me adoleshenten shqiptare, që ngjiti 7 majat më të larta në planet
Home
Sociale

NJË HISTORI SUKSESI/ Njihuni me adoleshenten shqiptare, që ngjiti 7 majat më të larta në planet

10 September, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Ajo është 17 -vjeçarja e parë në botë që me pasionin dhe dëshirën për të pushtuar majat më të larta të 7 kontinenteve arriti ta kalonte me sukses këtë mision.

Mrika Nikqi nga qyteti i Pejës, është nxënëse e shkollës së mesme. Që në moshën 7-vjeçare ka qenë një garuese e suksesshme në karate dhe ski. Ndërsa vetëm 10 vite më pas ajo arriti të sfidonte të gjithë moshatarët e saj në botë.

E ftuar në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan, Mrika tregoi se nuk ishte e vetme në këtë mision, ishte babai i saj forca dhe mbështetja më e madhe për t’ia dalë mbanë. Arianit Nikqi avokat në profesion, por që prej 25 vitesh alpinist, duket se shpirtin e garës dhe triumfit ndaj të pamundurës ia trashëgoi të bijës.

Babë e bijë, të dy së bashku arritën të sfidonin temperaturat deri në -45 gradë duke u bërë dhe shqiptarët e parë në botë për ngjitjen e shtatë majave më të larta, si: Kilimaxharo në Afrikë, Vinson në Antarktika, Aconvagua në Amerikën Latine, Everest në Azi, Denali në Amerikën Veriore, Elbrus në Evropë.

“Si eksperiencë ka qenë shumë madhe për mua dhe më ka mësuar shumë. Gjatë këtyre ekspeditave kam mësuar të pres dhe duroj për të tejkaluar gjëra të ndryshme që në disa momente të bëjnë të ndihesh e pafuqishme”, rrëfeu Mrika.

Ndërsa babai i saj tregoi si kur nisi kjo eksperiencë.

“Mrika ka filluar të merret me karate në moshën 4-vjeçare dhe ka qenë garuese e suksesshme, mirëpo dashurinë për natyrën e ka pasur në zemër. Ne vijmë nga Rugova dhe kemi dalë çdo fundjavë si dhe gjatë pushimeve verore dhe dimërore. Mrika ka fillaur të merret me ski. Tentativën e parë e kemi pasur kur ajo ka qenë në 15 vjeç, në Alpe dhe kemi dështuar për shkak të motit të keq. Maja më e lartë që kemi ngjitur ka qenë Kilimanxharo në Janar të 2018-ës”.

Ashtu siç ata e kishin parashikuar kjo sfidë për Arianitin dhe Mrikën u mbyll më 15 gusht me një arritje kulminante në alpinizëm, duke valvitur dy flamujt të Shqipërisë dhe Kosovës në Carstesz Pyramide./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME NË EURO 2020/ Kosova shënon në Angli golin më të shpejtë të historisë (VIDEO)
Previous article HUMBI 20 KILOGRAMË/ Anxhela Peristeri zbulon sekretin që e ndihmoi të binte nga pesha

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT