• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË GRIFSHË E PAEPUR DHE PROFESIONISTE”/ Rama mesazh urimi për botuesen e librit të tij “Kurbani”
Home
Politikë

“NJË GRIFSHË E PAEPUR DHE PROFESIONISTE”/ Rama mesazh urimi për botuesen e librit të tij “Kurbani”

7 October, 2020 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka uruar për ditëlindje botuesen shqiptare, Arlinda Dudaj. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë e konsideron si një profesioniste të palodhur.

Rama thotë se e ka njohur Dudajn gjatë botimit të librit të tij “Kurbani”.

Kryeministri thote se shembulli i saj duhet të frymëzojë sa më shumë gra e vajza që të ecin pa u dorëzuar në rrugën e ambicieve të tyre.

Urimi i plotë i kryeministrit Rama

#EDHE100💐

ARLINDA DUDAJ është botuesja e një morie librash, ndër të cilët edhe “Kurbani” im, që më dha mundësinë t’ia njoh nga afër zellin e saj për cilësinë e botimeve që bën, në një industri si ajo e librit ku falë një dore botuesish të zellshëm, lexuesi ka mundur në tërë këto vite të marrë kënaqësinë e të shijuarit në shqip të plot e plot autorëve të huaj, si edhe të shqipshkruesve të të gjitha gjeneratave.

Grifshë e paepur dhe profesioniste e palodhur, Arlinda i ka mbijetuar me pasion e vullnet të madh një tregu aspak të lehtë, pa bërë kompromise në dëm të cilësisë së botimeve të saj, që shpesh janë sfida dukshëm të vështira në aspektin komercial.

Në një botë ende shumë mashkullore si kjo e jona, ajo i përket kategorisë së grave të forta të kësaj kohe plot kundërshti e pengesa të vjetra dhe të reja për gruan, të cilat përtej vetes e familjes, me punën e tyre japin edhe shembujt frymëzues të suksesit të mundshëm për të gjitha vajzat e gratë e këtij vendi.

E kam parë Arlindën në ditë të bukura të karrierës, kur, për shembull, në Panairin e Librit shembja e stendës nga dyndja e lexuesve për të blerë “Kurbanin”, shoqërohej me të qeshurat me lot dhe në ditë të zymta kur lotët i shoqëronin pesimizmin e një momenti të keq për shtëpinë e saj botuese.

Por s’e kam parë kurrë të dorëzohet e t’i nështrohet tundimit për të zgjedhur një rrugë më të lehtë, duke bërë kompromis me pasionin e saj të furishëm për të shtuar vargun e librave që i pëlqejnë, pavarësisht stresit shpeshherë të skajshëm të një fushëbeteje ku çdo ditë fantazma e riskut komercial, sfidon forcën e shijeve personale.

Duke ia uruar ditëlindjen grifshës që ka bërë të flasin shqip plot kalorës tërheqës të letrave të huaja dhe ka nxjerrë në driten e botimit lëvrues të mirë të gjuhës sonë të bukur, uroj njëkohësisht që shembulli i saj e i të tjerave si ajo në çdo fushë, të frymëzojë sa më shumë gra e vajza që të ecin pa u dorëzuar në rrugën e ambicieve të tyre.

#TëRRALLË

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHA "NGEL" SËRISH NË MATEMATIKË/ E korrigjon taksisti: Nuk janë aq taksi o Kryetar
Previous article COVID-19/ Sa qëndron koronavirusi në lëkurën e njeriut? E zbulon studimi i fundit

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT