• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Një gotë me çaj mali, krenaria e traditës, përfitime shëndetësore
Home
Shëndet

Një gotë me çaj mali, krenaria e traditës, përfitime shëndetësore

20 December, 2017 g.autor Shëndet

Tokat shqiptare janë të bekuara me thesarin natyral të bimës madhështore të Çajit të Malit. Nuk është aspak çudi që jo vetëm vendasit, por edhe të huajt që takojnë kulturën shqiptare mbeten të mahnitur nga kura e shpirtit siç shpesh e quajnë zakonin e të pirit të çajit avullues të malit shqiptar.

Diçka është e sigurt, asnjë vend në botë nuk prodhon këtë cilësi bime, si kjo jona. Sipas burimeve të AgroWeb.org, kërkesat e tregjeve të huaja për varietetin shqiptar të çajit të malit, Sideritis Raeseri janë në kulmin e tyre.

Çaji i Malit shqiptar të humbet mendjen me aromën unike, të përfshin në nostalgjinë e kohëve të kaluara dhe të ringjall ndjesitë e plota të shijes. Çaji i Malit është një nga produktet më të kërkuara dhe më të vlerësuara në të gjitha komunitetet shqiptare që jetojnë në Evropë, Amerikë dhe deri në Australi. Por shpesh edhe tregu vendas gjendet pothuajse bosh nga kërkesa e madhe për çaj mali.

Zakoni i shqiptarëve është grumbullimi dhe blerja e sasive të mëdha të çajit të malit gjatë verës dhe fillim vjeshtës, për ta përdorur të ngrohtë deri në pranverë. Mungesa e çajit të malit në treg i lë të apasionuarit pas tij të varen tek bustinat me çaj pluhur pudër plot me kimikate aromatike!

Vlerat e Fuqishme të Çajit të Malit
Çaji i Malit ndihmon me shëndetin e aparatit tretës dhe përmban antioksidantë natyralë.

Plot me flavonoidë dhe antioksidantë
Studiuesit kanë zbuluar se bimët e familjes Sideritis përmbanin substanca të rëndësishme që luftonin mikrobet dhe infeksionet. Të gjitha këto bimë përmbanin vajra esencialë.

Ul tensionin e gjakut
Një studim i fundit zbuloi se ekstraktet që vinin nga familja e bimëve Sideritis ulnin nivelet e tensionit të gjakut dhe qetësonin enët e gjakut. Studimi i kryer ka nxjerrë në pah se doza domethënëse të ekstrakteve në fjalë ndihmonin në zgjerimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit të gjakut dhe uljen e presionit ndaj zemrës.

Studimet gjithashtu konfirmuan rolin pozitiv të këtyre bimëve për shëndetin e zemrës. Megjithatë, studime të mëtejshme janë të nevojshme përpara se çaji shqiptar i malit të merret në konsideratë për trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Mbron sistemin tretës
Studiuesit zbuluan se pirja e çajit të malit nga bima e Sideritis ulte inflamacionin në sistemin tretës. Kjo ndodh falë pranisë së fenolëve dhe antioksidantëve që gjenden natyralisht në këto bimë. Studiuesit zbuluan gjithashtu se inflamacioni dhe toksiciteti uleshin për një periudhë afatgjatë. Kjo si pasojë e aftësive mbrojtëse të çajit shqiptar të malit.

Përgatitja e çajit shqiptar të malit
Përgatitja e çajit të malit kërkon përdorimin e luleve, kërcenjve dhe gjetheve të plota të të gjithë bimës. Ju mund t’i hidhni ato në ujë të nxehtë dhe të ulni temperaturën, duke mundësuar zierjen e lëngut për 5 deri në 10 minuta. Shija e këtij çaji është tokësore, por nëse përdorni lulet, do të ndjeni edhe aromën e tyre. Këtij çaji mund t’i shtoni mjaltë dhe limon sipas dëshirës.

Në malet e Shqipërisë rritet varieteti Sideritis Raeseri. Ky lloj nuk duhet ngatërruar me specien Sideritis Syriaca, e cila gjendet në të gjitha vendet e Mesdheut dhe të Ballkanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I biri i Muammer Gaddaf-it synon të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018
Previous article Jay Z ndalon koncertin, merr lajmin më të mirë

g.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT