• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Një film për legjendën e kinemasë, Charlie Chaplin
Home
Kulturë

Një film për legjendën e kinemasë, Charlie Chaplin

3 May, 2018 k.autor Kulturë

“Chaplin” është një film dokumentar që do të realizohet mbi jetën e aktorit dhe regjisorit Charlie Chaplin nga “Altitude” dhe “Showtime”, bazuar në punën e Peter Middleton e James Spinney.

Prodhimi i këtij filmi mbështetet edhe nga muzeu në Zvicër “Chaplin’s World”, ku Charlie jetoi për 25 vite. Ky vend do të jetë pjesë e disa xhirimeve, për të sjellë skena nga periudha e fundit e jetës së yllit të ekranit. Dy regjisorët e filmit, Middleton dhe Spinney, kanë marrë leje për të përdorur arkivin personal dhe kreativ të Charlie Chaplin, në të cilat gjenden disa materiale të papublikuara më parë.

Ky film do të tregojë historinë e suksesit të jashtëzakonshëm të artistit, prej prejardhjes së tij nga varfëria e skajshme e deri tek fama e Hollywood-it, por pa harruar skandalet dhe polemikat politike, që e detyruan Chaplin të largohej nga SHBA.

Çarli Çaplini u lind në Londër. Ishte duartrokitur për lojën e tij që 5 vjeç, kur zëvendësonte në skenë të ëmën. Dhjetë vjeç, nën drejtimin e të atit, iu bashkua një trupe teatri për fëmijë dhe filloi të japë shfaqje në të gjithë vendin. Gjashtëmbëdhjetë vjeç ishte ndër aktorët më popullorë në Londër. Tre vjet më vonë, pas kthimit nga Amerika, më 1916 vendos të xhirojë filmin e tij, duke krijuar karakterin e famshëm të Endacakut. Bashkë me të mëdhenjtë e Hollivudit, D.W. Grifith, Mary Pickford dhe Douglas Fairbanks, themelon studion “United Artists”.

Pas karrierës së suksesshme, jeta private e artistit ishte shumë e vështirë. Martesat me vajza shumë më të reja se ai në moshë, përfunduan në mënyrë dramatike me divorce. Më në fund martesa e tij e katërt zgjati deri në fund të jetës së Çaplinit, më 1977. Në kohën e periudhës së Makartizmit, në Amerikë, Çaplini dyshohej si përkrahës i komunizmit sidomos për komedinë e tij të zezë “Dritat e Skenës” 1952. Vendimi për të ruajtur qytetarinë angleze u pa me dyshim nga autoritetet dhe FBI e ndiqte për evazion fiskal. Ndërsa diskutohej dëbimi i tij, autoritetet amerikane e ndaluan të hyjë në Amerikë kur ishte duke u kthyer nga pushimet me familjen. Më në fund vendoset në Zvicër ku xhiron dy filma dhe shkruan autobiografinë.

Më 1972 i jepet Çmimi Oscar për karrierën, dhe autoritetet i japin leje speciale për të hyrë në Amerikë. Mjeshtër i tragjikomedisë. Bileta e tij e suksesit ishte “Endacaku”: bastuni, mustaqet, veshja karakter. Por ai krijoi një karakter krejtësisht kontradiktor: Endacakun, zotërinë, poetin dhe të braktisurin, i trazuar nga ëndrrat, i intriguar nga shkenca. Ishte kjo figurë që mbeti maja e karrierës së tij që vijoi me 35 filma.

“Dritat e skenës” ishte i fundit dhe më mbresëlënësi film i Çaplinit. Në atë film ai i kthehet pas karrierës 40-vjeçare si aktor. Aty shprehet se jeta mund të jetë e mrekullueshme nëse ti nuk i frikësohesh asaj. Gjithçka për të cilën t’i ke nevojë është kuraja dhe imagjinata. Ai mendonte se në jetë ka gjëra më të tmerrshme sesa vdekja, prandaj prej jetës nuk duhet hequr dorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Elisa Spiropali HABIT me pamjen në Kuvend! Me dekoltenë e hapur, e veshur plot stil ajo... (FOTO)
Previous article Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Greqi/ Pesë SHQIPTARËT kishin...

k.autor

Postime të ngjashme

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT