• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË FIJE SHKREPËSE…”/ Akuza e gazetarit Hoxha: Berisha dhe Meta përdorën Belerin për t’i vënë flakën Shqipërisë
Home
Politikë

“NJË FIJE SHKREPËSE…”/ Akuza e gazetarit Hoxha: Berisha dhe Meta përdorën Belerin për t’i vënë flakën Shqipërisë

14 September, 2023 s.autor Politikë

Gazetari Poli Hoxha i ftuar ne emisionin “Intervista e ditës” në DritareTv  ka deklaruar se Sali Berisha dhe Ilir Meta tentuan të përdornin Belerin për t’i vënë flakën Shqipërisë.

Sipas tij, ky ishte minimi i demokracisë dhe në një situatë të tillë vajti çështja deri aty sa të reagojnë BE-ja dhe DASH-i. Sipas gazetarit nga gjithë kjo situatë nuk dëmtohet qeveria, apo kryeministri Edi Rama, por Shqipëria, e cila rrezikon që t’i vendoset veto nga Greqia, si dhe të shtyhet procesi i anëtarësimit në BE për shkak të çështjes së Belerit.

“Një fije shkrepëse, që na ka ndezur një zjarr shumë të madh është vendosja e Belerit si kandidat për Bashkinë e Himarës. Më mirë të kishin vendosur një grek 100%, që të ishin lindur disa breza në Himarë. Vetëm të ishte i pastër, nga këto gjërat nacionale, e sidomos ajo ngjarja e Peshkëpisë. Vetë Berisha ka prishur marrëdhëniet me SHBA-të që pas ngjarjes së Peshkëpisë, ku u arrestuan disa zyrtarë te OMONIA-s së asaj kohe.

Kjo ka qenë pikërisht për grupin e zotit Beleri që sulmuan postën dhe tentuan të sulmojnë dhe një postë tjetër me vonë. Por u kapën. Pse vendos shkrepëse Berisha? Pse ndez zjarr në një vend aq delikat ku dihet edhe propaganda greke për Himarën, Vorio-Epirin etj? Ka Beleri ndonjë popullaritet të madh? Jo. Po të mos ishte arrestuar nuk do kishte fituar më 14 maj.

Berisha dhe Meta të kishin vendosur një njeri që ka popullaritet nga koalicioni i tyre. Por e vendosën Belerin që të ndezë zjarr. Ky është minimi i demokracisë dhe kur bëhet zjarri i madh kalon situata edhe më tej, sa detyrohet të flasë edhe DASH-i, apo BE-ja. Nuk dëmtohet Rama, dëmtohet Shqipëria”, tha Hoxha

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË VAJZË SHTATZËNË DHE NJË E MOSHUAR TË PËRFSHIRË..."/ Zbulohen detaje nga megaoperacioni: Shpërndarësit u përgjuan nga të infiltruarit
Previous article ZJARRI NË PALLATIN 10 KATËSH NË TIRANË/ Merren në pyetje administratori dhe disa banorë

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT