• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË DITË PAS…/ Dorëhiqet ministri kosovar, dyshohet për akte korruptive
Home
Rajon

NJË DITË PAS…/ Dorëhiqet ministri kosovar, dyshohet për akte korruptive

21 June, 2019 Lubjana.autor Rajon

Partia Demokratike e Kosovës ka filluar largimin nga radhët e saj të të gjithë zyrtarëve të inkriminuar apo nën hetim. I pari që u prek nga kjo nismë e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ishte ministri i Inovacionit, Besim Beqaj.

Pas publikimit të një video-përgjimi që e lidhte me grupe kriminale, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur të largojë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës të gjithë zyrtarët e inkriminuar apo që hetohen nga drejtësia.

I pari që është përjashtuar nga Partia Demokratike e Kosovës ka qenë Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrjeve në Qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, i cili ka njoftuar të enjten se i ka dorëzuar kryeministrit Ramush Haradinaj dorëheqjen e tij nga posti i ministrit.

Dorëheqja e Beqajt vjen një ditë pas vendimit të Veselit për largimin e atyre anëtarëve të PDK-së që mbajnë poste publike dhe që janë të akuzuar për korrupsion dhe nepotizëm dhe lidhje me krimin e organizuar.

Vetë zoti Beqaj akuzohet për shkelje të statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës.

Në një konferencë për media, Beqaj ka thënë se vepra penale për të cilën është duke u gjykuar nuk ka elemente që e lidhin me korrupsionin, por mediat në Prishtinë hedhin dyshime se ai është përfshirë në një sërë aktesh korruptive.

Në një konferencë, lideri i PDK-së bëri të ditur se kishte liruar nga detyra edhe zëvendësministrin e FSK-së Agim Çeku dhe sekretarin e partisë Nijazi Kryeziu.

“Në mandatin e ri si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kam përcaktuar prioritetet tona themelore, si parti moderne me profil demokratik e perëndimor. Në fillim të kësaj jave, unë jam zotuar se do të angazhohem fuqishëm në luftën kundër korrupsionit, nepotizmit dhe veprave të neveritshme të abuzimit me pushtetin. Këtë presin qytetarët nga ne, sepse ata janë të ngopur me fjalë dhe duan të shohin veprime konkrete,” ka thënë Veseli.

Ky vendim i liderit të PDK-së ishte paralajmëruar që në konventën e partisë, ku deklaroi se lëvizja e tij politike nuk do të kandidojë e as nuk do të mbështesë kandidatët e asnjë subjekti politik që hetohen nga drejtësia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Real Madrid synon të marrë shërbimet e talentit holandez...
Previous article TAKSA 100%/ Qeveria gjermane: Shtyhet takimi Kosovë-Serbi në Paris

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT