• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË DITË PARA VENDIMIT TË RËNDËSISHËM/ Çekia, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia: Duhet vendim pozitiv për Shqipërinë
Home
Politikë

NJË DITË PARA VENDIMIT TË RËNDËSISHËM/ Çekia, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia: Duhet vendim pozitiv për Shqipërinë

14 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Një ditë përpara vendimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për nisjen e bisedimeve, katër kryediplomatë i bëjnë thirrje homologëve të vendosin çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrat e Çekisë, Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë në një letër të përbashkët theksojnë se progresi i dy vendeve është mbresëlënës.

“Ata kanë transformuar ekonominë, gjyqësorin, administratën publike dhe aparatet e sigurisë. Ne nuk mund të jemi të pavëmendshëm ndaj këtij realiteti dhe të kërkojmë justifikime për të mos ecur përpara me procesin e integrimit në BE. Ndërsa BE vendos nëse do të fillojë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është e rëndësishme të theksohet se të dy vendet kanë përmbushur kriteret që BE përcaktoi për ta, duke vendosur reforma të ndërlikuara të brendshme.”

Katër ministrat e jashtëm e quajnë nisjen e negociatave një impuls të ri për Shqipërinë.

“Koha është e gatshme për të marrë një vendim të guximshëm për të ardhmen e jo vetëm këtyre dy vendeve, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Një vendim pozitiv do të dërgojë një sinjal të qartë se BE njeh rezultatet konkrete në përmbushjen e kushteve të përcaktuara. Ai do t’i sigurojë rajonit një impuls të ri për reforma dhe transformime të mëtejshme.”

Të martën paradite ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë për zgjerimin dhe negociatat. Ata pritet të nxjerrin konkluzionet për të dyja e më pas t’i miratojnë ato. Dokumenti do t’i paraprijë vendimit final të krerëve të shteteve në 17 dhe 18 tetor. /VizionPlus

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHMANGET TRAGJEDIA/ Gjendet arsenal predhash në Durrës, policia...
Previous article E PYETËN SE CILIN PERSONAZH NUK DURON DOT/ Gazetarja e njohur: Dafina Zeqirin. Ja se ç'më bëri në një koncert

F.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

"DO VIJ TA MARR, VETËM..."/ Çfarë u kërkoi Armand Shakaj dy lavazhierëve pasi vrau shokun e tij Eglant Koçi Aktualitet

"DO VIJ TA MARR, VETËM..."/ Çfarë u kërkoi Armand Shakaj dy lavazhierëve pasi vrau shokun e tij Eglant Koçi

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi Aktualitet

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT