• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË DITË PARA VENDIMIT PËR NEGOCIATAT”/ Soreca: Hera e parë që të gjithë janë PRO Shqipërisë
Home
Politikë

“NJË DITË PARA VENDIMIT PËR NEGOCIATAT”/ Soreca: Hera e parë që të gjithë janë PRO Shqipërisë

21 June, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, një ditë para vendimit final të BE-së ka dhënë një intervistë për Euronews Albania.

Soreca shprehet se ndarja e rrugëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së nuk duket të jetë një opsion, të paktën i afërt.

“Të dyja vendet i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli marsin e vitit të shkuar. Ka një qëllim të qartë të vendeve anëtare; të çojnë bashkërisht përpara të dyja vendet, sepse dimensioni rajonal i zgjerimit është shumë i rëndësishëm. Disa vende anëtare po diskutojnë ende për Maqedoninë e Veriut.

Mund t’iu duhet pak më shumë kohë. Besoj se qëllimi është që për momentin vendet të mbahen bashkë. Por zgjerimi është i bazuar dhe në merita. Është e rëndësishme të mos zhgënjehen ata që kanë punuar, që BE të vendosë t’u japë atë që meritojnë”, u shpreh ambasadori Soreca për Euronews Albania.

Arritja, sipas ambasadorit, është e madhe për aq kohë sa për herë të parë të gjitha vendet, përfshirë dhe ato skeptike kanë njoftuar mbështetjen për tryezën e negocimit.

“Theksoj se nesër është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse të gjitha vendet anëtarë e kanë shprehur qartë mbështetjen për Shqipërinë. Kjo është hera e para që ndodh. Holanda, Spanja, Danimarka, Franca, Gjermania, të gjitha vendet thonë se Shqipëria ka përmbushur atë që i është kërkuar”, tha ambasadori Soreca.

Teksa përgëzoi Shqipërinë për kryerjen e ‘detyrave të shtëpisë’, z. Soreca tha se e rëndësishme është që të mos humbet kohë, ndërsa nënvijëzoi se samiti i tetorit nën Presidencën sllovene është shumë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Është e rëndësishme të përgëzojmë sistemin shqiptar si një i plotë për kryerjen e detyrave të shtëpisë. Për tryezën e parë të negocimit puna duhet të vazhdojë, për të dytën, të tretën dhe kështu me radhë. Në fund, nëse nesër nuk ka ndarje, është e rëndësishme mos të humbim kohë. Të sigurohemi se këtë vit është viti i Ballkanit Perëndimor. Nën Presidencën sllovene do të ketë në fillim të tetorit një samit shumë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të shkohet në këtë samit me lajme të mira”, tha z. Soreca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENDON PËR SEZONIN E RI/ E ka trajnuar më parë, Gasperini kërkon tek Atalanta ish-lojtarin e Interit...
Previous article SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Lajme të këqija për trajnerin Low, do të mungojë titullari i Gjermanisë...

F.autor

Postime të ngjashme

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët Politikë

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që... Politikë

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT