News24 ka shkuar sot në inceneratorin e Tiranës, vepër e cila dje u sekuestrua nga SPAK dhe kaloi nën mbikëqyrjen e shtetit.
Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamje me dron ku shihet se puna për depozitimin e plehrave vijon, ndërkohë që brenda inceneratorit futen punonjës dhe kamionë që transportojnë mbetje.
Në sajë të një hetimi 3-vjeccar nga SPAK, u arrit në përfundimin se pronarë ‘de –facto’ të inceneratorit janë dy biznesmenët në kërkim ndërkombëtarë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Me ekzekutimin e vendimit të datës 28 korrik nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për mbikëqyrjen e veprimtarisë në këtë incenerator


