Në Itali, uji është çelësi për ta bërë kafen në mënyrë të veçantë. Moka është krijuar nga Alfonso Bialetti në vitin 1933. Për të bërë një kafe me moka është e lehtë, por ta bësh mirë është diçka tjetër. Ndaj, për të gjithë ata që duan kafen, në sot do t’ju japim disa këshilla praktike për një kafe të shkëlqyer.
Këshilla për kafe me moka
Si të mbani një moka në cilësi të mirë
– Asnjëherë mos e lani me detergjent, por vetëm me ujë dhe ndoshta me uthull për ta pastruar më mirë.
– Mbani në mënyrën e duhur pjesët e mokës, filtrat dhe valvulat dhe nëqoftëse janë shumë të përdorura, duhet të zëvendësohen.
– Mos e lini këtë makineri për kafe shumë gjatë pa e pastruar.
– Nëse dy pjesët që përbejnë mokën nuk përputhen mirë, ato duhen zëvendësuar pasi mund të jetë e rrezikshme.
Çfarë uji të përdorni?




