Një analizë e vetme do të ndihmojë tani mjekët dhe pacientët në ekzaminuar në kohë kancerin. Një ekip studiuesish në universitetin Johns Hopkins në SHBA-ës, testoi për të parën herë një metodë që tregon 8 lloje të sëmundjes.
Nëse rezultatet janë ato që priten, kjo analizë universale gjaku do të kthehet në një test të detyrueshëm i cili duke i kryer çdo vit, mund të zbulojë sëmundjen e rëndë në fazat e para dhe sigurisht të shpëtojë shumë jetë njërëzish.
Deri më tani, ekspertët janë shumë optimistë, ndonëse pranuan se ka ende nevojë për shumë punë për të vlerësuar efektivitetin e kësaj metode.
Tumoret çlirojnë gjurmë të vogla të ADN-së së tyre mutante dhe proteinat që shkaktojnë në gjak. Kjo është pikërisht ajo ç’ka kërkon kjo analizë e re.
Rreth 1005 pacientë që vuajnë nga lloje të ndryshëm tumoresh ju nënshtruan kësaj analize. Në përfundim, ajo zbuloi praninë e sëmundjes.
Ndonëse e gjithë kjo është në përmirësim e sipër, analiza është një hap gjigand në mjekësi dhe sigurisht, një lajm i mirë për njerëzimin.



