Pavarësisht se Banka e Shqipërisë nuk është tërhequr nga plani për të vijuar programin e ndërhyrjes në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e përbashkët europiane ka arritur nivelin më të ulët në tregun vendas që prej Qershorit.
Një euro këmbehet me 124.5 lekë, kur mesatarja e muajve të fundit të saj ishte 125 dhe 126 lekë.
Leku ka fituar ndaj paundit, por jo ndaj dollarit i cili gjatë kësaj periudhe ka qëndruar stabël.
Rënia e vlerës së euros në tregun vendas tregon për një sasi më të madhe në qarkullim të saj, duke rritur kërkesën për lekun. Në tregjet ndërkombëtare, ka ndodhur e kundërta, euro është forcuar ndaj monedhës amerikane.


