• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMET “ÇORODISIN” OPOZITËN/ Kryemadhi NDRYSHE nga Basha: Sinjal i mirë i policisë
Home
Politikë

ARRESTIMET “ÇORODISIN” OPOZITËN/ Kryemadhi NDRYSHE nga Basha: Sinjal i mirë i policisë

23 October, 2018 F.autor Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur pozivitisht për aksionet e Policisë së Shtetit. Në ndryshim nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili u shpreh se aksionet e policisë, janë ‘cironka’ për të shpëtuar peshkun e madh, që sipas Bashës është kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Në një takim me strukturat e LRI-së në Vlorë, Kryemadhi i ka quajtur këto operacione, ‘një sinjal’ pozitiv për të ardhmen e vendit. Kryemadhi i ka bërë thirrje policisë së Shtetit, që të ketë kujdes nga dekonspirimi i operacioneve.

Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit:

Kemi dëgjuar për arrestimet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri që është një sinjal shumë i mirë për hir të së vërtetës, për shkak të sigurisë, është një sinjal shumë i mirë për të rinjtë, për t rejat, për popullin shqiptar, si një mundësi për të parë që diçka do të fillojë dhe do të shkojë në vend. Është një sinjal i mirë, sepse të ndalosh sot grupe kriminale apo të zbulosh laboratore droge, të cilat në një farë mënyre kanë njollosur të ardhmen e Shqipërisë, apo emrin e Shqipërisë në hartën e Europës, është diçka që fillon ti lëvizi gjërat, por nga ana tjetër skepticizmi, jo vetëm i klasës politike, por edhe skepticizmi i njerëzve është se sa e qëndrueshme do të jenë institucionet e drejtësisë, për të përballuar presionet e këtyre grupeve dhe bandave kriminale, të cilat janë arrestuar.

Janë arrestuar me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, bashkë me strukturat e policisë shqiptare dhe përfitoj nga rasti për të falenderuar të gjithë ata individë, apo segmente, apo struktura të përfshira në këtë aksion kundër grupeve kriminale, por nga ana tjetër i bëj thirrje të gjithave atyre institucioneve, të cilët sot kanë në dorë lirimin ose ndalimin e tyre, që të jenë shumë të kujdesshëm që këtë aksion të ndërkombëtarëve në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, të mos ta dështojnë, të mos ta dekonspirojnë, por të ecin përpara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIVELI MË I ULËT/ Euro shënon rënie rekord që prej Qershorit
Previous article CHAMPIONS/ INTERI merr lajmin e madh 24 orë para ndeshjes me Barcelonën

F.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT