• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIVELI I LARTË I SHEQERIT NË GJAK/ Këto janë sinjalet që paralajmëron trupi
Home
Shëndet

NIVELI I LARTË I SHEQERIT NË GJAK/ Këto janë sinjalet që paralajmëron trupi

24 December, 2020 s.autor Shëndet

Duke njohur sinjalet që jep trupi në lidhje me nivelin e sheqerit në gjak ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin. Glukoza ose niveli i balancuar i sheqerit në gjak është burimi kryesor i energjisë për trupin e njeriut.

Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë është një shenjë që tregon se trupi është duke abuzuar me sheqerin. Sipas ekspertëve niveli i lartë i sheqerit në gjak, i quajtur si hiperglicemi zhvillohet shpesh tek personat që vuajnë nga sëmundja e diabetit. Por mund të zhvillohet edhe në organizmat e paprekura nga diabeti por që kanë tendencën për tu prekur prej tij.

Niveli i duhur apo jo i sheqerit në gjak mund të evidentohet përmes një testi të thjeshtë gjaku. Por duke njohur sinjalet që jep trupi ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin. Në Shqipëri, numri i personave të prekur nga diabeti rritet nga viti në vit. Sipas të dhënave zyrtare marrë nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se shifra e përafërt e diabetikëve është rreth 120-150 mijë.

Po sipas të njëjtave të dhënave, mosha më e prekur nga diabeti në Shqipëri është grupmosha 40-65 vjec që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç. Më poshtë listohen disa nga sinjalet që paralajmëron trupi kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë.

Uria e Tepërt
Oreksi ose uria e tepërt është shpesh herë shenjë e nivelit të lartë të sheqerit në gjak. Njerëzit që vuajnë nga hiperglicemia kanë në mënyrë konstante uri pavarësisht se konsumojnë vaktet e ushqimit rregullisht.

Rritje e Etjes
Etja e tepërt që është e pamundur të shuhet është një tjetër shenjë që niveli juaj i sheqerit në gjak është i lartë.

Ndijesia e Thatë në Gojë
Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, një nga shenjat paralajmëruese është ndijesa e tharjes së gojës. Tharja e gojës nxit ndijesinë e etjes edhe kur ju mund të keni marrë sasinë e duhur të lëngjeve.

Plagë të Vogla në Trup
Një person që ka hiperglicemi mund të vërë re prerje të vogla, gërvishje ose plagë të tjera në lëkurë, të cilat shkaktojnë dhimbje të lehta të shpeshta.

Infeksione të Shpeshta
Niveli i lartë i sheqerit në gjak ndikon tek prekja e organizmit nga infeksionet në mënyrë të shpeshtë dhe kronike.

Rënia e peshë
Një tjetër nga shenjat e hiperglicemisë është edhe rënia në peshë, e cila në këto raste mund të ndodhë edhe në rastet kur personi ka një oreks të shëndetshëm në të gjitha vaktet.

Ketoacidoza
Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të nxisë komplikacione serioze të cilësuara me emrin Ketoacidoza. E shfaqur në rastet e diabetit 1. Simptomat e kësaj gjendjeje të rëndë shoqërohen me aromë të keqe të gojës, tharje e jashtëzakonshme e gojës, vjellje etj. Ketoacidoza është një gjendje kërcënuese për jetën dhe kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI I RËNDË NË TUNELIN TIRANË-ELBASAN/ Dy të plagosurit nisen me urgjencë drejt spitalit
Previous article DOLI NGA SHTËPIA DHE NUK U KTHYE MË/ Zhduket pa lënë gjurmë 85-vjeçari (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT