• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIVELI I DEBATIT TEK TË “ZGJEDHURIT”/ Kryebashkiakja e Prrenjasit i kthehet deputetit: Unë profesoreshë, ti ha gjizë e pi raki tek…
Home
Shqipëri

NIVELI I DEBATIT TEK TË “ZGJEDHURIT”/ Kryebashkiakja e Prrenjasit i kthehet deputetit: Unë profesoreshë, ti ha gjizë e pi raki tek…

2 June, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ka degraduar debati midis kryebashkiakes së Prrenjasit dhe deputetit socialist Nuri Belba. Në një postim në “Facebook” ky i fundit e konsideron kryebashkiaken Rira, si profesoreshë e fjalorit vulgar.

Vetë Miranda Rira, i ka kthyer përgjigje duke theksuar se ajo është me disa fakultete, ndërsa deputeti Rira ha gjizë dhe pi raki gjithë kohës.

Çfarë shkruan deputeti Nuri Belba:
E nderuar “Profesoresh e titullit Fjalori me Vulgar” (sepse vetem kete titull ke deshmuar se meriton) njekohesisht edhe “Kryetarja Virtuale” e Bashkise Prrenjas. Pse nuk iu pergjigje fteses tone per t’u bashkangjitur me ne ne llogaridhenien publike,ku fare mire mund te shprehje edhe keto shqetesime qe i ligjerove ne FB?Por,ne vend qe ti t’i pergjigjeshe detyres tende si kryetare,iu pergjigje detyres tende si militante e LSI duke shkuar tek “foleja e korbave” ne Tirane sepse ti merakosesh me shume per rrezimin e qeverise sesa per problemet e Bashkise.
Qartazi duket se te kane zene ethet e fushates qe tani,pasi je ne vetedije qe sapo te mbarosh kete mandat, nuk do te kesh nje te dyte. Dhe keto ethe te kane bere qe te leshosh gjithe ato sharje dhe baltosje kundrejt nesh dhe qeverise sepse dita e gjykimit per ty po afron dhe ti po mundohesh te gjesh me patjeter dike qe te fajesosh. Nuk eshte mire qe ate mandat qe e di gjithe zona qe e ke dhurate nga PS,ta shfrytezosh per sharje e ofendime dhe jo per pune ne dobi te qytetareve.
Prandaj dua te informoj publikun si meposhte:

Bashkia e Prrenjas ka patur trajtim te njejte me Bashkite e tjera ne shperndarjen e investimeve dhe grandit te dhene nga qeveria qendrore,por keto investime te celuara nga qeveria ne Bashkine Prrenjas jane vonuar afro 2 vite vetem per te shpallur fitues operatore te paracaktuar nga kryeterja dhe kete e verteton akt inspektimi i K.L.Sh ku te gjith tenderat jane fituar me oferte te barabarte me fondin limit, duke skualifikuar operatoret me vlere ekonomike me te ulet duke shkaktuar nje dem ekonomik ne shumen 720 milion lek si me poshte:

Sipas aktit te inspektimit nr.11 date 27/02/2018 i K.L.Sh ne kete bashki:

1.Ndertimi i trotuarit.
Fondi limit = 68.187.005 lek
Oferta fituese = 67.885.424 lek
Oferta me e ulet = 56.435.445 lek
Demi ekonomik = 11.449.559 lek

2.Ndertimi i ujesjellesit Dritaj-Fanje-Karkavec.
Fondi limit = 113.263.994 lek
Oferta fituese = 112.383.683
Oferta me ulet = 97.919.055 lek
Demi ekonomik = 14.464.583 lek

3.Rikonceptimi i qendres se qytetit dhe rikonstrusioni i fasadave.
Fondi limit = 77.261.647 lek
Oferta fituese = 76.421.069 lek
Oferta me e ulet = 52.950.151 lek
Demi ekonomik = 23.470.918 lek

4.Rikonstruksion rrugesh Njesia Qukes.
Fondi limit = 8.332.621 lek
Oferta fituese = 8.132.528 lek
Oferta me e ulet = 5.408.475 lek
Demi ekonomik = 2.724.053 lek

5.Rehabilitimi i kanalit Vija e madhe Rrajce.
Fondi limit = 20.833.329 lek
Oferta fituese = 20.720.131 lek
Oferta me e ulet = 14.876.744 lek
Demi ekonomik = 5.843.387 lek

Si ka mundesi qe K.L.Sh nuk e reflekton keto shkelje me dem ekonomik qe i eshte sjelle Bashkise Prrenjas ,te cilin e ka konstatuar ne raportin paraprak dhe ne raport perfundimtar nuk reflekton?
A eshte kjo sjellje me dy standarte e K.L.Sh dhe ne shkelje te ligjit duke mbyllur keto afera korruptive ?

Ndersa per cilesine e investimeve te kryera,qytetaret i prekin vete cdo dite.Eshte e pafalshme kur shikon objektet e finacuara,te cilet anje prej tyre nuk permbush kriteret e punimeve te ndertimit dhe ku cilesia te le per te deshiruar.Me te drejte qytetaret thone “parate nga qeveria kane ardhur,por puna s’duket”.

Prandaj duke iu pergjigjur shqetesimit te qytetareve,Ministri i Financave dhe Ekonomise ne ditet ne vijim do te sjelle inspektimin financiar per te kryer audit te pergjithshem per cdo investim
dhe sherbim te kryer ne bashki per te vertetuar ku kane shkuar taksat e qytetareve,dhe per te vene para drejtesise Abuzuesit.
Bashkia ankohet se jane hequr nga ndihma ekonomike te varferit per 800 familje.Kujt do t’ia serviresh kete genjeshter? Publikoje listen dhe shohim kush i varfer eshte hequr nga ndihma ekonomike.

Reagimi i Miranda Rira:

Deputeti memec i Prrenjasit na qenka inatosur pse e quajtem. Po mire more Z. Memec, sa here ke folur ne parlament dhe ke ngritur problemet e zones tende? Sa here ke mbajtur ndonje fjalim me karakter ekonomik meqe je dhe i fushes!? Sa here ke kerkuar asfaltimin e rruges se fshatit tend, Skroskë?! Sa here ke folur per problemet qe ka Prrenjasi apo fshatrat e tjere?! ZERO !!! Te ka dale emri si nje nga deputetet qe s’ke folur kurre ne parlament! E çdo flasesh ti, edhe une çfare kerkoj! Formimi yt s’ta lejon!

Meqe je marre me titullin tim si profesoreshe , karriera ime si akademike dhe karriera jote si llogaritar kooperative i tipit te larte, jane sikur te krahasosh diten me naten. Une e kam mbaruar shkollen ne moshen 22 vjeç ndersa ti u diplomove kur ishe mbi 50 vjeç, dhe shyqyr qe mbarove nje shkolle nate se do kishe ngelur pa diplome fare.

Ne moshen 23 vjeç, une isha lektore ne disa fakultete, edhe atehere edhe aty ku ti mbarove shkollen e nates, por ti si nje kooperativist i vonuar, mbaje nje fletore tyrylyç me vete dhe ashtu siç hyje edhe dilje, meqe trute te ishin thare, dhe nuk mbaje mend gje nga leksionet. T’u deshen 7 vjet qe te mbaroje shkollen e nates, kuptohet sesi e ke mbaruar edhe ate te shkreten!

Kur une isha 25 vjeç dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, me dha burse Fullbright 40.000 $ qe une te kryeja studimet Master ne nje nga universitetet amerikane me prestigjoze, ti haje gjize e pije raki neper mejhanet e fshatit! Nuk po vazhdoj me tej, sepse skane vlere krahasimet, por mos u merr me kete aspekt, sepse del felliqur vete.

Sa per ndihmen ekonomike ,po te postoj me poshte vetem muajin Prill, qe te shikosh sa familje jane hequr pa shkak nga ndihma ekonomike. Vetem Prilli, nderkohe qe Janar- Maj, numri shkon rreth 800 familje. Ketyre jepu pergjigje pse i keni hequr sepse disa prej tyre s’kane buke te hane. Ngrehu dhe kerko llogari meqe je “zeri” i popullit, ngreje “zerin”! Kujt i them dhe une!!

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Leganes gjen "timonier" të ri, zyrtarizon ish-teknikun e Southampton
Previous article Skuadra nga Premier League kërkon shërbimet e "yllit" të Lacios

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime Aktualitet

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania Aktualitet

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur Aktualitet

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT