• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nisma e Ministrisë së Mbrojtjes për dëshmorët në prag të 73 vjetorit të çlirimit të vendit
Home
Sociale

Nisma e Ministrisë së Mbrojtjes për dëshmorët në prag të 73 vjetorit të çlirimit të vendit

13 November, 2017 irahetemaj Aktualitet, Sociale

Forcat e Armatosura kanë nisur punën për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve në të gjitha qarqet në vend. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë inspektimit të punës në varrezat e bashkisë së Peshkopisë tha se kjo nismë e Ministrisë së Mbrojtjes vjen në respekt të të rënëve, në prag të 73 vjetorit të çlirimit të vendit.

“E shkuara, padiskutim është mjeti me të cilin ne kemi udhëtuar për të arritur deri këtu ku jemi sot. Sot jemi këtu për t’i respektuar, për të nderuar të rënët tanë në vazhdimësi. Kujdesi që po tregojmë për sistemimin e varrezave të dëshmorëve, jo vetëm këtu në Dibër por në të gjithë Shqipërinë është shprehje pikë së pari e respektit që kemi për të shkuarën. Është gjithashtu shprehje e vendosmërisë për të çuar përpara idealet e atyre që dhanë jetën, që shkruan historinë e lavdishme të popullit shqiptarë, me gjakun edhe me sakrificën e tyre. Ne i përulemi me respekt sakrificës për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e brezave dhe për Shqipërinë që ne duam për fëmijët tanë. Sigurisht, një mjedis më i sistemuar i vjen në ndihmë edhe familjarëve të mijëra dëshmorëve që nuk mund ta harrojnë kurrë bashkë me ne sakrificën e të dashurve të tyre”, tha Xhaçka gjatë takimit me një grup vetenarësh të luftës.

Rehabilitimi i varrezave të dëshmorëve ne të 12 qarqet e vendit do të përfundojë përpara datës 29 Nëntor, kohë kur Forcat e Armatosura në bashkëpunim me bashkitë do t’i japin këtyre varrezave një pamje të re.

020

030

thumbnail_010

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Makina shpërthen në flakë në autostradën Tiranë-Durrës
Previous article Burg për kushëririn sekser të gjykatësit Shkëlqim Miri

irahetemaj

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT